Futboll Shqipëri Sport

Muzaka e Krasniqi jashtë/ Sakrifikon Radas. Ja si pritet të luajë Skënderbeu (FOTO)

Me Gjergji Muzakën jashtë për arsye dëmtimi, në kampin bardhekuq duket se formacioni do të ketë ndryshimet e nevojshme, sidomos edhe pas një tjetër mungese, siç pritet të jetë ajo e Krasniqit. Sulmuesi duket se nuk ia del dot për këtë ndeshje dhe fanella do t’i takojë sërish Oto Xhonit, që kundër Partizanit do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Radas

I vetmi nga të lënduarit, i cili mund të jetë në dispozicion të Shehit në këtë ndeshje është kapiteni Marko Radas që duket se do të shtrëngojë “dhëmbët” për të qenë në fushë nga minuta e parë në këtë takim, duke udhëhequr ekipin nga fusha. Në portë Teqja dhe para tij do të jetë katërshja e zakonshme e formuar nga Vangjeli në të djathtë, Abazi në të majtë dhe dyshja Aliti-Radas në qendër të mbrojtjes.

45109409_1921360371235008_7755165169256235008_o

Dita do të luajë në mesfushë në pozicionin e regjisorit, ndërsa Demte dhe Guezh do të jenë më të avancuar, me francezin që “do të bëjë Muzakën” në mesin e fushës. Në repartin e avancuar, Bregu dhe Gripshi do të mbështesin Oto Xhonin në majën e ofensivës bardhekuq.

sqsq5

Related posts

SUPER GOL NË NDESHJEN ARSENAL-LIVERPOOL/ “The Reds” zhbllokojnë rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Pochettino i thur elozhe sulmuesit: Kane, një djalë me b**e

Q.Autor

KALVARI PËRFUNDOI PËR SERGIO RAMOS/ Pas 133 ditësh dëmtim, vjen data për debutimin e tij me PSG-në

Delo.autor

Leave a Comment