Futboll Gossip Sport

TMERROHET FAMILJA BECKHAM/ HAJDUTËT futen në shtëpinë LUKSOZE dhe…(FOTO)

David dhe Victoria Beckham janë shqetësuar pa masë pasi disa hajdutë të veshur me maska u përpoqën të hynin në rezidencën e tyre 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire.

Ishte ekipi i sigurisë që kishte vënë re se dikush kishte hyrë brenda. Tre hajdutët e maskuar që përdorën dritaret e pasmet të shtëpisë u larguan duarbosh nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të lirë. Dy prej tyre ishin me veshje kamuflazh dhe një tjetër me xhinse, kapele të zezë e shall.

Ata u filmuan në kamera teksa kalonin pranë ndërtesës dhe mendohet se po planifikonin të hynin brenda.

Kur ndodhi kjo ngjarje, e gjithë familja Beckham mendohet se ka qenë duke udhëtuar për në Australi.

“Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë”.

Tani, shtëpia është e rrethuar nga roje, qen, kamera dhe patrullime në të gjitha anët e shtëpisë. Kujtojmë se fqinjët e tyre janë emra të njohur si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, ish-presidenti i Top Gear, Kate Moss, James Corden dhe këngëtari Sam Smith.

Pas këtij lajmi të frikshëm, familja ndodhet ende në Australi me pushime ku pritet të mbështesin princin Harry në Lojërat sportive Invictus.

Related posts

SFIDA E KUPËS SË SHQIPËRISË ME KASTRIOTIN/ Mema para finales: Nuk fitohet me dëshirë, por me…

Delo.autor

FLET LEGJENDA/ Butrageno: SOLARI do ta tregojë veten, respekt për RONALDO por…

Isa.Autor

SUPERIORIA NË DY DITË/ Ndeshjet do bëhen ditën, asnjë stadium nuk u licensua për ndriçimin

F.autor

Leave a Comment