Futboll Shqipëri Sport

NASER ALIJI LË PAS PROBLEMET FAMILJARE/ Firmos me ekipin ku u bë legjendë Demollari

Naser Aliji ka lënë pas dramën familjare që e detyroi të qëndronte disa muaj larg futbollit dhe sipas të gjitha gjasave, do t’i kthehet shumë shpejt fushave të blerta. Lojtari humbi pak kohë më parë të atin nga një sëmundje e rëndë dhe dëshira për t’i qëndruar pranë atij dhe familjes në ditët e fundit të jetës, bëri që mbrojtësi i majtë të kalonte në plan të dytë karrierën si futbollist.

Por kthimi i tij në fushën e lojës nuk do të jetë edhe aq i largët, pasi është mësuar se futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin me një klub të ri. Jo në Zvicër, siç mendohej, por në Rumani, ku e pret krahëhapur skuadra e Dinamos së Bukureshtit.

Klubi ku u bë një legjendë Sulejman Demollari, kërkon përforcime për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes e për t’u kthyer përsëri pretendent për majat e klasifikimit të kampionatit, të cilin gjatë historisë së vet e ka fituar 18 herë.

Nga Rumania bëjnë të ditur se Alijin e ka bindur trajneri Mirçea Redniç, i cili ka insistuar për të afruar mbrojtësin e majtë të përfaqësueses, i cili pritet të zyrtarizojë firmën në ditët e ardhshme. Kontrata pritet të zgjatë fillimisht deri në fundin e këtij sezoni me të drejtë rinovimi për një tjetër edicion.

Related posts

Zyrtare: Mascherano zgjedh numrin e fanellës te klubi i ri

Q.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

NUK DI TË NDALET/ Higuain ndëshkon Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment