Futboll Sport

FIFA DO BOTËRORIN E KATARIT ME 48 SKUADRA/ Shqipëria nuk përfiton

Xhani Infantino po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme që të gjejë mbështetjen për rizgjedhjen si president i FIFA-s dhe pjesë e planit të tij është të afrojë aplikimin e ndryshimit të skemës për zhvillimin e Botërorit, duke rritur numrin e pjesëmarrësve nga 32 ekipe, në 48 që në edicionin e ardhshëm.

“Kemi vendosur të rritin numrin e skuadrave pjesëmarrëse, vendim që do të hyjë në fuqi në vitin 2026. A mund të ndodhë që në vitin 2022? Është e mundur, përse jo!? Po diskutojmë me miqtë tanë në Katar dhe urojmë që të bëhet e mundur. Gjithçka do të vendoset përfundimisht në fillimin e vitit të ardhshëm, para fillimit të kualifikueseve”, tha ai para asamblesë së AFC, Konfederatës Aziatike të futbollit.

Infantino mendon se në këtë mënyrë do të ketë mbështetje më të gjerë nga Azia dhe Afrika, konfederatat e të cilave kanë më shumë vota në kongresin e FIFA-s dhe nuk është rastësi që këto kontinente janë ato që përfitojnë më shumë nga rritja e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Botëror.

Përkundër asaj që mund të mendohet, rritja për Europën do të jetë minimale, vetëm 3 vende më shumë, nga 13 të skemës aktuale në 16. Ndaj shanset për Shqipërisë, siç mund të trumbetohet lart e poshtë, nuk është se shtohen edhe aq shumë. Në fund të fundit, duhet si në të kaluarën që biletën për në Botëror kuqezinjtë ta presin duke dalë në një prej dy vendeve të para në grup. Duke u nisur nga vazo e katërt apo e pestë mes të cilave luhatet aktualisht, shanset për ta bërë një gjë të tillë janë me të vërtetë minimale.

Related posts

Bayern dhe Man City kërkojnë “varfanjakun” e Romës, italianët përgatisin kontratën e re

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Barcelona firmos me talentin holandez, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Giro d’Italia/ Fitore historike e Richard Carapaz në etapën e tetë

Sadik.Autor

Leave a Comment