Futboll Premier League Sport

Man United lë ZIDANE në pritje: Mos firmos me asnjë klub tjetër, pasi je pasuesi i “Special One”

Pavarësisht se Manchester United fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Newcastle në ndeshjen e luajtur në “Old Trafford”, sërish Jose Mourinho mund të shkarkohet. Loja e United nuk bind dhe fansat janë të përçarë për sa i përket faktit nëse trajneri portugez duhet të qëndrojë apo të largohet. Drejtuesit e United kanë 2 javë kohë për të vendosur se çfarë do të bëjnë me trajnerin Mourinho, ndaj kanë vendosur të mbajnë të bllokuar francezin Zinedine Zidane.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, shefi i merkatos së United, Ed Woodward, ka kontaktuar me trajnerin francez, duke i thënë që të mos nënshkruajë apo të mos bëjë asnjë lëvizje me ndonjë klub tjetër, duke e mbajtur të bllokuar deri në një vendim përfundimtar. Ish-trajneri i Realit është kandidati kryesor për të zëvendësuar portugezin te “djajtë e kuq” edhe pse për momentin Mourinho duket i shpëtuar pas fitores së fundit në Premier League.

Related posts

Torres: Griezmann duhet të fitojë trofe për t’u krahasuar me Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

TRE PRETENDENTËT KRYESORË TË CHAMPIONS LEAGUE/ Kë favorizojnë kompanitë e basteve për t’a fituar kupën

Isa.Autor

AKUZAT PËR ÇËSHTJEN E TAMPONËVE/ Juventus fiton në tavolinë ndeshjen e barazuar ndaj Lazio-s, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment