Champions League Futboll Sport

DUELI NË CHAMPIONS/ Icardi: Mungesa e MESSIT tronditëse për Barçën, kemi shanse të…

Mungesa e Messi-t për tre javë, pas dëmtimit që mori në krahë kundër Seviljes, duket se ka entuziazmuar Interin, që tashmë e shohin fitoren si një opsion të mundshëm. Zikaltërtit do të përballen me katalanasit të mërkurën mbrëma, ndeshje e vlefshme për Champions League dhe sipas kapitenit, Mauro Icardi, mungesa e tij është një goditje e madhe për Barcelonën që do të ndikojë edhe në lojën e tyre.

Interi dhe Barcelona kanë fituar dy ndeshjet e para të këtij sezoni në “Champions League”, dhe do të përpiqen që të bëjnë të njëjtën gjë edhe në përballjen e nesërme dhe shanset për italianët janë më të mëdha, duke qenë se gjigantëve të La Ligës u mungon kapiteni.

“Është një fatkeqësi që Messi nuk mund të luajë sepse diçka e mirë që të luash kundër futbollistëve të mrekullueshëm si ai, i cili është ndër më të mirën në botë. Ai është një mungesë e madhe dhe kjo do të thotë se mund të përballemi me ta sepse ne i kemi kualitete e duhura për t’u ndeshur me ta. Kemi pasur një nisje të mirë në Champions League dhe duhet të fitojmë që të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur. Fitorja me Barcelonën është e rëndësishme për ne edhe në aspektin psikologjik”, u shpreh Icardi.

25-vjeçari ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke treguar se është i lumtur nëse do të qëndronte te Inter, por pa dyshim do t’i vlerësojë të gjitha ofertat që do t’i vijnë.

“Ka shumë biseda, por jam i lumtur te Inter, me të tashmen dhe të ardhmen time që mund të kem këtu. Kur të vijnë ofertat, do t’i vlerësojmë, por jam shumë i lumtur të qëndroj”, përfundoi argjentinasi.

Related posts

PEREZ “ÇMENDET” PAS CHRISTIAN ERIKSEN/ Real Madrid gati të shesë 3 lojtarë në janar, ja emrat

Delo.autor

BËRI PARAQITJE FANTASTIKE NDAJ REALIT/ Guardiola nis menjëherë sulmin për mbrojtësin e klubit spanjoll…

Delo.autor

MKRS-ja e zbaton vendimin e gjykatës, e licencon Federatën e Taekwondo-së

Sadik.Autor

Leave a Comment