Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Covid-19 godet klubin e njohur, shtyhet starti i kampionatit francez

Ishte i pari që u mbyll për shkak të pandemisë. Ishte dashur të ishte i pari që rihapej për sezonin e ri, por Covid-19 i shkatërroi planet për kampionatin francez. Ligue 1, në fakt, është e detyruar ta shtyjë Marseille-Saint Etienne, ndeshjen hapëse të sezonit të ri, të planifikuar për të premten. Shkak janë bërë katër raste pozitive në mesin e marsejeëzve, që në mënyrë efektive e pengojnë ekipin e Villas-Boas të shfaqet plotësisht në takimin e parë të sezonit. Ndeshja mund të luhet në mes të shtatorit, ndërkohë po konsiderohet nëse mund të parashikohet një ndeshje tjetër të premten.

Shtyrja e ndeshjes u vendos nga komisioni shëndetësor i Ligue 1, i cili ka miratuar një protokoll specifik në rast të infeksioneve me koronavirus. Procedura përfshin shtyrjen, me të paktën tre lojtarë pozitivë të identifikuar brenda një jave. Lojtarët në fjalë duhet të jenë të izoluar dhe trajnimi kolektiv nuk mund të rifillojë për tetë ditë. Prandaj, është e pamundur të dilet në fushë të premten për të filluar një kampionat që u ndal në mesin e marsit dhe u mbyll në fund të prillit, me vendim të qeverisë franceze, miratuar nga federata dhe liga përkatëse, edhe nëse nuk ishte regjistruar asnjë rast midis lojtarëve.

I pari që përfundoi në spital ishte Sambia e Montpellier, i shtruar në kujdesin intensiv gjatë izolimit. Pas daljes nga karantina, edhe futbolli francez është komprometuar nga infeksione të shumta, që përfshijnë të paktën një duzinë klubesh, duke shkaktuar anulimin e shumë miqësoreve. Së fundi e pëson edhe Marseilla.

Related posts

Milan/ Dëgjo menaxherin e talentit Cutrone, lojtarin e duan shumë klube

Sadik.Autor

PARTIZANI PREZANTON TRAJNERIN E RI/ Lerda: Skuadër dinjitoze për Champions, me shqiptarët…

Delo.autor

ARTIKULLI I “Marca”: Januzaj më i miri te Sociedadi

F.autor

Leave a Comment