Futboll Premier League Sport

“DRIDHET MOURINHO/ Juventusi ka një plan për të rikthyer Paul Pogba në janar

Juventus po planifikon të rikthejë Paul Pogba në klub dhe mund të tentojë ta marrë në formë huazimi në merkaton e janarit. Pogba nuk ka arritur të bindë në Old Trafford pas transferimit rekord për 107 mln euro në vitin 2016 dhe tani e ardhmja e tij nuk është e sigurt.

Barcelona dhe Paris Saint-Germain gjithashtu janë ndër klubet që po monitorojnë situatën e Pogba, marrëdhënia e të cilit me trajnerin Jose Mourinho nuk është e mirë.

Kampionët italianë, të cilët transferuan Pogba në vitin 2012 për një shifër të papërfillshme, duan të provojnë në janar për ta rikthyer në ekip francezin.

Sipas italianes Tuttosport, Zonja kërkon ta marrë në formë huazimi në janar me obligim blerje 70 mln euro në fund të sezonit.

United mund të tundohet nga kjo ofertë, por do të humbiste 40 mln euro nëse operacioni do të finalizohej.

 

Related posts

Pochettino snobon Realin e Madridit/ Rinovon me Tottenham deri në 2023-in

Sadik.Autor

BASTET/ Sot sfida Shqipëri-Hungari, ja sa kuotohet fitorja e kuqezinjve

Delo.autor

KOKAINA I SHKATËRROI KARRIERËN/ Ish-bomberi italian gati të kthehet në fushë në moshën 47-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment