Futboll Premier League Sport

BIELSA MBETET “LOCO”/ Ja stili i pabesueshëm i jetës në Leeds

Trajneri argjentinas është bërë një hero për tifozët e Leeds United pas ngjitjes historike në Premier League, që ka ardhur pas një agjërimi që ka zgjatur 16 vite.

Stili i jetës së “Loco”-s në Angli i ka befasuar të gjithë. Bielsa fiton 6 milionë sterlina në vit, por ka vendosur të marrë me qira një apartament të vogël me vetëm një dhomë gjumi në zonën Thorp Arch në mënyrë që të jetojë afër qendrës stërvitore të Leeds.

Ish-trajneri i Marseille shihet shpesh të shëtisë me një çantë ku mban të gjitha shënimet e tij. Ndërsa, kur punon për taktikën, Bielsa e ka zakon ta çojë stafin e tij në një kafene ku idetë hidhen i një letër normale A4.

Në një takim në Buenos Aires, verën para se të merrte drejtimin e Leeds, ai ka dhënë mendimin e tij mbi ndryshimet që duhej të bëheshin në qendrën stërvitore.

“Loco” ka kërkuar për lojtarët e tij disa krevate për t;u përdorur gjatë pushimeve mes seancave stërvitore dhe një zonë me një tavolinë bilardoje dhe Playstation në mënyrë që skuadra të largonte stresin e kampionatit dhe një përmirësim të pishinës.

Pasi është arritur marrëveshja mes palëve, Bielsa është sistemuar fillimisht nga pronari Andrea Radrizzani në Rudding Park Hotel, hotel me pesë yje. Më pas ka vendosur të marrë apartamentin e vogël.

Por edhe këtu, sipas The Sun, Bielsa ka treguar natyrën e tij të veçantë duke bërë pazar për çmimin e qirasë me pronarin.

Ndër të tjera, “Loco”-s nuk i pëlqejnë makinat. Çdo ditë shijon një shëtitje prej 45 minutash me tutat e tij të pandashme.  Shpesh është parë nga gazetarët vendas që i kanë ofruar ta merrnin në makinën e tyre, por përgjigja ka qenë gjithmonë: “Më pëlqen të ec”.

Bielsa e ka zakon të shkojë për darkë te restoranti italian Sant’Angelo, i famshëm për spektaklet live. Gjithashtu, në zyrën e tij në Thorp Arch, argjentinasi ka instaluar një krevat, një kuzhinë dhe një dhomë ndenje

Nëse nuk gjendet në qendrën stërvitore të klubit, “Loco” mund të shihet te “Costa Coffee” në Wetherby, ku ka një llogari të hapur dhe bën pagesa mujore.

Për sa i takon ushqimit, Bielsa ka pranuar gjithmonë se pëlqen mishi: “Kjo krahinë është rurale dhe unë, në zemër, jam një njeri i fshatit. Më pëlqejnë peshku i skuqur me patate, por preferoj biftekun argjentinas”.

Related posts

​IKONA E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Lorik Cana shpërblehet me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Luis Muriel firmos me Atalantën, ja përfitimet e kontratës

Delo.autor

I SHPËTOI JETËN TIFOZIT/ “Heroi” Reguilon: Pash një person që po i bënte masazh kardiak, ja çfarë i thashë gjyqtarit

Delo.autor

Leave a Comment