Futboll Premier League Sport

Nga DËSHTIMI në TITULLAR/ Ja si FERRARI i Man United mori besimin e MOU për RINOVIMIN

Luke Shaw raportohet të jetë shumë pranë rinovimit pesëvjeçar me Manchester United pas një starti fantastik të sezonit. Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në fund të sezonit, por ai pritet të shpërblehet me një kontratë të re pas formës së mirë të treguar gjatë këtyre muajve.

Sipas Express, Djajtë e Kuq do t’i ofrojnë një kontratë me një rrogë 160,000 euro në javë për ta mbajtur në Teatrin e Ëndrrave.

Shaw ka kaluar dy sezone të vështira nën drejtimin e Mourinhos, i cili shpeshherë e ka kritikuar publikisht. Por Shaw është ringjallur këtë sezon dhe ka siguruar grumbullimin në përfaqësuesen angleze.

Shaw ka nëntë paraqitje këtë sezon, por megjithëse ai ka bërë ndeshje të mira, United nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionat.

Related posts

KRITIKON ASHPËR JUVENTUS DHE CR7/ Moncalvo: Ronaldo nuk ka më lidhje me këtë skuadër. Ja çfarë kërkon të shmangë…

Delo.autor

FRIKA E RENDITJES SË PËRZIER/ Juventus ka vetëm një shans, ja rregullorja e të gjitha kryqëzimeve të mundshme…

Delo.autor

DHURATË GALAKTIKE NË MERKATON E VERËS/ Napoli përgatit shifrën marramendëse për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment