Futboll Seria A Sport

Chelsea dhe Hysaj shumë afër njëri-tjetrit, zbuloni arsyet e largimit të kuqeziut nga Napoli

Hysaj dhe Napoli ndodhen gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Hysaj flitet se, që në merkaton e janarit do të shkojë tek londinezët e Chelsea-t. Por cilat janë arsyet që e çojnë Hysajin të bëjë këtë transferim?

Hysaj dhe trajneri Sarri kanë një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre dhe kjo është një shtysë për shqiptarin të shkojë në Londër. Sipas “WhoScored.com” vetëm 11 lojtarë kanë më shumë pasime se Hysaj në Serinë A, madje 5 prej tyre vijnë nga Napoli. “Të kaltrit” e kanë mbajtur portën të paprekur më shumë se të gjitha ekipet e tjer a në Seria A, në sezonin e shkuar, edhe në ato pak ndeshje që Elseid Hysaj ka munguar, e kanë pësuar gjithmonë.
Ish-trajneri I kuqezinjve, De Biassi e quante atë si një lojtarë shumë inteligjent dhe të balancuar në fushën e lojës, kjo është ajo që Hysaj ka treguar te Napoli me ndërhyrjet dhe interpretimet e tij gjatë 90 minutave. Nuk janë pak arsye që Chelsea e kërkon shqiptarin, në përbërje të ekipit.

Related posts

Anglia, favoritja e pestë për të fituar Botërorin e Rusisë

Sadik.Autor

Lazio mposht Crotonen, Ajeti humb derbin me Strakoshën

Delo.autor

PRANË RINOVIMIT ME “DJAJTË E KUQ”/ De Gea bëhet portieri më i paguar në botë, ja rroga “faraonike”

Delo.autor

Leave a Comment