Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ CASSANO “bëhet” me ekip, të hënën nis stërvitjen me…

Antonio Cassano kthehet në trajnim me një ekip profesional, konkretisht me Virtus Entella. Sulmuesi barez, megjithatë, nuk është zyrtarisht i angazhuar me klubin ligurian, i cili tani për tani do t’i lejojë ish-lojtarit të Sampdorias vetëm të stërvitet nën urdhrat e Boscaglia. Tani për tani.

“Virtus Entella njofton se ka pranuar kërkesën e Antonio Cassanos, që nga e hëna e ardhshme ai të stërvitet me ekipin e parë, nën urdhërat e teknikut Roberto Boscaglia, pa asnjë lidhje kontraktuale”, – është deklarata e lëshuar nga klubi në fjalë, në faqen zyrtare të tij.

Kujtojmë se Virtus Entella ishte ekipi i dy futbollistëve shqiptarë në sezonin e kaluar, Naser Aliji dhe Azdren Llullaku, në Seria B, por kuqezinjtë nuk e bënë të mundur mbijetesën në këtë kategori të futbollit italian. Edicionin aktual, Virtus Entella është pjesë e Seria C.

Related posts

E KRAHASOJNË ME RONALDON/ 19-vjeçari Saka, nxënësi me 10-ta që po mrekullon “Tre Luanët”

Delo.autor

“NJË GABIM I VOGËL NA KUSHTOI NDESHJEN”/ Griezmann: Dominuam ndaj Atleticos, por…

Delo.autor

E BUJSHME/ Higuain reflekton mbi të ardhmen, del në skenë pista e çuditshme

Delo.autor

Leave a Comment