Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NORMAL/ RONALDO humb kujtesën: “Goli i dytë? Nuk e kujtoj…

Dy gola, një me penallti dhe një tjetër të jashtëzakonshëm, me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone. Cristiano Ronaldo ka udhëhequr Juventusin këtë të shtunë drejt triumfit me përmbysje ndaj Empolit, që kishte tronditur bardhezinjtë me golin e Caputo-s. Në një intervistë për “Sky Sport”, portugezi ka rrëfyer ndjesinë e tij pas fitores dhe veçanërisht pas golit të dytë.

“Ka qenë një javë shumë e rëndësishme, mendoj se skuadra është mirë. Me Manchester United kemi dhënë një përgjigje fantastike, luajtëm mirë dhe sot dëshmuam se jemi një skuadër e madhe. Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar. Të luash pas Champions League është gjithmonë e komplikuar, teksa ishim edhe pak të lodhur. E merituam fitoren. Goli im i dytë? Nuk e kujtoj shumë mirë, ishte një aksion shumë i shpejtë dhe mendoj se ka qenë një gol madhështor”, deklaroi Cristiano Ronaldo.

Related posts

“NE TË GJITHË JEMI TË ZHGËNJYER NGA KJO HUMBJE”/ Trajneri i Uellsit: Djemtë ishin fantastikë në këtë turne

Delo.autor

KANË PREKUR FUNDIN/ ITALIA me rekordin negativ, fitorja e fundit ka qenë kundër…

Isa.Autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shokët i vendosin një gjarpër në dollap, shihni reagimin e Neymar

F.autor

Leave a Comment