Futboll Seria A Sport

NUK ISHTE DAKORD PËR BLERJN E CR7/ Ja si RONALDO e largoi “artitektin” e Juves

Ish-ylli i Italisë dhe Fiorentina-s, Luca Toni, foli këtë të diel për “Sky Sport” rreth lamtumirës së Beppe Marota-s nga Juventusi: “Lojtarët dhe drejtorët vijnë e shkojnë, Juventusi mbetet”, tha fituesi i Kupës së Botës në 2006-ën.

“Marotta ka bërë shumë mirë tek Juventus, mendoj se ai mund të bëjë mirë te çdo klub Europian, por sipas mendimit tim blerja e Ronaldo-s ka prishur diçka tek Juventus-i”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Kur ka probleme midis pjesëtarëve kryesorë të ekipit, është e vështirë të vazhdosh një projekt së bashku. Marotta bëri historinë por unë personalisht i njoh Paratici-n dhe Cherubini-n dhe mund t’ju siguroj se ata mund të bëjnë po aq mirë”.

“Nëse nënshkruan me Ronaldon dhe dikush nuk është dakord me këtë vendim, gjërat mund të vështirësohen më tepër”.

Related posts

PIKANTET E KUKËSI-PARTIZANI/ Brdariç studion Kukësin, Daja “qetëson” Aldo Teqjen

Delo.autor

Në Brazil duan të marrin mbrojtësin e Inter!

Sadik.Autor

ZHANG UDHËTON DREJ SPANJËS/ Presidenti i Inter në “gjurmët” e yllit të “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment