Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mediat “trazojnë ujërat” tek Juventusi, ja zëvendësuesi i Allegrit

Juventusi pësoi një humbje mbrëmë,  që duket se do ta lërë me pasoja, të cilat do të largohen vetëm me disa blerje të mira në verë dhe nëse largohet Masimiliano Alegri.

Edhe pse Anjeli dhe Alegri, thanë se bashkëpunimi do të vazhdojë për shumë vite, nga Anglia vjen një lajm që “trazon ujërat” në kampin torinez.

“Sky Sports UK”, bën me dije se drejtuesit e bardhezinjve kanë kontaktuar Antonio Konten. Telefonata ka qenë e shkurtër dhe ishte thjeshtë për të marrë një informacion, nëse trajneri italian do të ishte i gatshëm të kthehej në stolin e skuadrës së tij të dashur.

Mbetet të shohim, tashmë se çfarë do të ndodhë me stolin e Juventusit, pasi ka shumë pikëpyetje të mëdha në lidhje me këtë temë.

Related posts

SHQIPTARËT NË FESTË/ Shpat Zeka nënkampion i Evropës në Xhudo

Isa.Autor

NGA POLITIKA TEK TIFOZËT/ I gjithë kontinenti iu vërsul 12 skuadrave “rebele”. Ja 7 arsyet që dështoi Super League

Delo.autor

Strakosha: Meritonim fitore ndaj Interit

Q.Autor

Leave a Comment