Formula 1 Sport

PILOTI I NJOHUR I JEP LAMTUMIRËN F1/ Cdo garë më duket më speciale se zakonisht

“Që nga gushti, kur vendosa të bëj publike lamtumirën time nga bota e Formula 1, çdo garë ku kam marrë pjesë ka qenë disi më speciale dhe emocionuese se zakonisht. Çdo sfilatë që ne pilotët bëjmë para garës, takimet me fansat, sesionet që bëjmë në pistë kanë qenë ndryshe për mua. Dhe çdo ditë e më shumë bëhet më e vështirë për mua”, rrëfehet Fernando Alonso, që do të lërë sportin e Formula 1 në fund të këtij sezoni.

2 herë kampioni i botës do të mbyllë karrierën e tij me këtë sport, për të garuar vitin tjetër në World Endurance Championship, ku që këtë vit ka nisur të zhvillojë garat e para. “Në Formula 1 kam arritur më shumë se sa kisha imagjinuar kur e nisa këtë sport. Ndaj mendoj se ky është momenti i duhur për t’u larguar, duke gjetur sfida të reja për të ardhmen edhe pse në fund do të jetë emocionuese ndarja nga Formula 1”, tha Alonso.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Pësoi atak kardiak në fushë, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Hungarisë për Eriksen (VIDEO)

Delo.autor

Milan sfidon Interin dhe Juven për super yllin e Romës

Sadik.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Nga shifra marramendëse në “qindarka”, ja sa paguhen 20 pilotët e “Formula 1″…

Delo.autor

Leave a Comment