Futboll Sport

GJERMANIA HUMB SULMUESIN WERNER/ Trajneri Low: I mundim turqit, skuadra të tregojë se…

Gjermania do të luajë sot një ndeshje miqësore me skuadrën e Turqisë në orën 20:45 në Këln. Trajneri Joakim Lëv do të duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor, Timo Werner, i cili ka marrë një të ftohtë dhe nuk do të jetë në gjendje për të zbritur në fushë.

Lëv tha gjithashtu se skuadra e tij do ta vlerësojë maksimalisht këtë sfidë, pasi ajo ka rëndësinë e saj. Lëv theksoi gjithashtu se skuadra e tij nuk po mendon për sfidën e së shtunës në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës. Për trajnerin gjerman i rëndësishëm është 90-minutëshi i sotëm ndaj turqve.

Sa e vlerësoni ndeshjen me turqit?

Kam thirrur ata lojtarë nga të cilët pres të shoh diçka interesante. Ndeshja me Turqinë do të ketë një vlerësim maksimal në fushën e lojës, edhe pse do të jetë pa ndikim pikësh. Ndodhemi në një situatë ku çdo 90- minutësh është i rëndësishëm. Duhet të japim sinjalin se jemi në rrugën e duhur për të qenë protagonistë në Europianin që do të luhet në verë. Turqia është një skuadër e fortë e cila do të kërkojë gjithashtu të konfirmohet.

Si është gjendja e skuadrës?

Kam folur me lojtarët dhe më kanë thënë që ndihen mirë, edhe pse disa prej tyre janë të ngarkuar nga sezoni që përfundoi më vonë se ç’pritej. Timo nuk ndihet mirë dhe për këtë gjë nuk do të rrezikojmë. Sigurisht që edhe lojtarët e tjerë që janë të ngarkuar nga ana fizike do të kenë mundësinë të çlodhen.

Mendjen tek Ukraina?

Jo, aspak. Për atë do të mendojmë më vonë. Tani duhet të fokusohemi vetëm te sfida e nesërme (sotme), më pas do të mendojmë për ukrainasit. Dua të shoh një skuadër agresive dhe e gatshme për të fituar. Ky mentalitet duhet të mbizotërojë në çdo ndeshje. Kjo ka qenë gjithmonë motoja jonë. Djemtë e rinj që janë grumbulluar duhet të mësojnë nga e kaluara për të përballuar të tashmen dhe për t’u përgatitur për të ardhmen.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Ish-lojtari i Barcelonës: Messi i përgatiste kafenë Ronaldinho-s, por më pas kthehej në një…

Delo.autor

Gjilani bën goditjen e madhe, nënshkruan me ish-brazilianin e Kukësit

Isa.Autor

KONFIRMON SUPER DUELIN/ Boksieri Joshua: S’kam asnjë dyshim, gati të përballem me Fury vitin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment