Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ “El Clasico” pa RONALDON, portugezi habit BARÇËN me parashikimin e tij

Një “El Clasico” ndryshe, shumë ndryshe! Orari jo normal për një superndeshje 16:45, por gjithçka del në plan të dytë kur mendon se për herë të parë pas thuajse një dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, nuk do të luajnë. Dy futbollistët që e kanë bërë La Ligan kampionatin më të ndjekur me rivalitetin e tyre do të mungojnë. I pari është i dëmtuar në krah, ndërsa i dyti do ta ndjekë nga Italia, aty ku i dha një drejtim të ri karrierës së tij kur nënshkroi në verë me Juventusin.

Portugezi ka fituar gjithçka me Real Madrid-in në nivel klubesh dhe sigurisht një pjesë e zemrës së tij mbetet në kryeqytetin spanjoll. 33-vjeçari foli për “AS” para ndeshjes që do të luhet në “Camp Nou” dhe foli shkurt dhe saktë.

“Kam respekt për Barcelona-n, por e mbaj Real Madrid-in në zemrën time. Shpresoj të jetë një ndeshje e lumtur për madrilenët“, – tha shkurtimisht portugezi. Stadiumi i Barcelonës ka qenë një nga të preferuarit e Cristiano Ronaldos, pasi ka shënuar 12 gola kundër katulanasve në “Camp Nou”. Reali po e vuan shumë mungesën e tij në këtë fillim sezoni. A do ta vuajë edhe sot? Mbetet për t’u parë…

Related posts

REFUZON KALIMIN TEK INTER/ Nuk largohet ylli i “Topçinjëve” pasi…

Isa.Autor

U HODH POSHTË FITORJA 3-0 NË TAVOLINË/ Juve-Napoli, merret vendimi kur do të luhet ndeshja

Delo.autor

Valencia këmbëngul për Gameiron/ Atletico bëhet pengesë me ofertën e majme…

Sadik.Autor

Leave a Comment