Futboll La Liga Sport

Ylli i REALIT injoron RONALDON: Është MODRIC më i miri në botë, pastaj vjen BENZEMA

Brazili U-20 në Kili, por për ndeshjen ka pak interes. Ajo që mbetet nga barazimi 1-1 janë fjalët e Vinicius në zonën miks, të publikuara nga ‘AS’. Talenti i Real Madrid flet për eksperiencën në Spanjë. Deri tani mund të ketë marrë kënaqësi, por djaloshi i ka idetë shumë të qarta… sidomos mbi atë që është futbollisti më i mirë në botë.

Vinicius foli për përdorimin e tij skarco nga ana e trajnerit Lopetegui. Braziliani mendon se ky pushim mund të jetë i dobishëm për të rifituar besimin me të qënit titullar në fushë, e mbi të gjitha të rimarrë formën më të mirë. Gjithsesi nuk pendohet aspak për zgjedhjen e tij për tu transferuar te Real Madrid. “Është gjithmonë diçka e mirë për çdo futbollist që të luajë me më të mirët. Të jesh në një klub si Real Madrid nuk ka çmim. Është një ëndërr”, deklaroi Vinicius.

Ëndrrat ndihmojnë për të jetuar më mirë, por realiteti flet për një angazhim me pikatore. Pavarësisht, Vinicius duket shumë i qetë: “Do të vijë gjithçka në kohën e vet. Për momentin duhet të ruaj qetësinë. Jam i kënaqur që isha në gjendje për të dhënë kontributin tim në disa ndeshje. Nuk ekziston asgjë më e mirë se të debutosh në “Bernabéu” kundër Atletico Madrid. Jam shumë i lumtur që bëj pjesë në një skuadër të madhe. Mendoj se do të rikthehem në Madrid me pak më shumë eksperiencë pas këtyre ndeshjeve me kombëtaren”.

Në fund të fundit, edhe në dhomën e zhveshjes së Real Madrid nuk mungojnë mjeshtrit. Ndonëse Vinicius nuk arriti në kohë për tu përballur me më të mirin nga të gjithië. Por kujdes nga përgjigja. Në të vërtetë, sipas Vinicius, më i miri vijon të jetë pjesë e Real Madrid. “Do të më kishte pëlqyer të luaja me Ronaldon, por po luaj përkrah Modric. Është ai më i miri në botë. Më pas është edhe Karim Benzema. Më kanë marrë në patronazh dhe vetëm ata janë futbollistët e mëdhenj me të cilët dua të luaj”, deklaroi braziliani Vinicius, duke injoruar CR7.

Related posts

“TËRMET 7 BALLËSH/ PSV sinjal Barcelonës, “breshëri” golash ndaj Den Haag

Isa.Autor

PAS 8 VITESH PA HUMBUR NË “CAMP NOU”/ “Shembet” stadiumi i pathyeshëm, Barcelona në situatë të vështirë

Delo.autor

Thierry Henry: Ja futbollisti që do doja të kisha luajtur

Q.Autor

Leave a Comment