Futboll Shqipëri Sport

Pak tifozë dhe shumë probleme/ Kampionati shqiptar DËSHTON në administrimin e ndeshjeve

Kampionati shqiptar, përfshi këtu Superligën, por edhe Kategorinë e Parë nuk është se po shfaq shumë interes te tifozët, që duket sikur gjithmonë e më shumë preferojnë të mos shkojnë në stadium. Ditën e djeshme në orën 14:00 në impiantin “Roza Haxhiu” është luuajtur ndeshja e javës së 6-të të Kategorisë së Parë mes Lushnjes dhe Bylisit që ka përfunduar me rezultatin 0-1. Goli është shënuar nga sulmuesi Kofi Doseh në minutën e 89-të. Lojtari në këtë sfidë ka patur disa raste shënimi gjatë lojës, por në fund të takimit ka mundur ta çojë topin në rrjetë.

Ndër vite kjo ndeshje ka shfaqur shumë interes, duke i mbushur shkallët e stadiumit, mirëpo dje në total nuk ishin më shumë se 450 tifozë në “Roza Haxhiu”. Në këto kushte, edhe me kaq pak përkrahës, përsëri nuk është arritur të merren masat që të mos kishte probleme. Diçka e tillë ka dështuar të ndodhë. Ultrasit e Lushnjes të cilët ishin shumë pranë tribunës qendrore janë revoltuar pa masë, kur në tribunë ishte presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili është dënuar përjetë të mos jetë në stadium.

Gjithashtu edhe goli i shënuar nga miqtë në fund të takimit ka irrituar pa masë ultrasit që kanë hedhur sende në drejtim të lojtarëve ballshiot, duke e tensionuar akoma më shumë situatën. Nëse probleme të tilla ndodhin me vetëm 450 tifozë, po nëse stadiumi do të ishte i mbushur me 4 ose 5 mijë tifozë, çfarë mund të ndodhte?

Related posts

Lëndohet rëndë ylli i Atletico Madridit kundër Lokomotivës së Moskës

Q.Autor

“JU JENI KOMBËTARJA JONË”! FSHF me supermesazh për 459 heronjtë kuqezi të momentit (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri RIVAL e pranon: Çfarë ka arritur RONALDO dhe REALI është UNIKE

Isa.Autor

Leave a Comment