Futboll Shqipëri Sport

PAMJE QË NUK I KISHIM PARË/ Ja disa momente nga dasma e Lorik Canës (VIDEO)

Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku rrëfeu detaje rreth dy ceremonive. Cana tha se ai dhe Monika kanë zhvilluar një ceremoni private me 50 persona në Itali dhe një ceremoni me 650 persona në Prishtinë, prej të cilëve tregoi se 150 ishin të paftuar dhe se nuk i njihte.

“Unë kam qenë 7 vjeç kur kam lënë Kosovën dhe kam shkuar gjithandej, kurse Monika italiane, e cila ka jetuar gjithmonë në të njëjtin qytet. Dhe kam qenë unë ai që e kam ndikuar më shumë për të qenë shqiptare se sa ajo mua. Patjetër që ka qenë diçka që është bërë në mënyrë shumë natyrale. Është një person që ka ndryshuar perispektivën e jetës. Ajo ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe kupton shumë mirë shqip. Tirana ndonjëherë nuk të mundëson të mësosh shqip sepse ajo kur është në vështirësi flet italisht dhe të gjithë kuptojnë. Jemi mirë dhe besoj djali është diçka që ka pasuruar familjen tonë. Djalit i flas gjithë kohën shqip.

Ne kemi 7 vite bashkë dhe kemi 4 vite martesë bashkë me Monikën. Ne dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta dhe erdhën 650, ku më shumë se 150 nuk i njihja fare. Në Kosovë njerëz të Monikës kanë qenë vetëm prindërit. Por tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi patur shumë intime, kanë qenë 50 vetë.

Më pas në jetën tonë erdhi Bojken. Unë kam patur dëshirë të kem fëmijë edhe më herët, por ndoshta nuk do ta kisha shijuar kaq shumë. Tani kam patur mundësi që jetën time ta mbush me djalin, kam kaluar shumë kohë me të. Tani kur me duhet të iki për punë më merr malli shumë për të. Bojken sapo ka mbushur 3 vjeç, jemi shpërngulur në Tiranë dhe ai ka filluar kopshtin këtu. Fëmijët janë bekim i jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi dëshirë ta lemë me një. Por akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka”, tregoi Cana.

Gjatë emisionit Cana po ashtu tregoi edhe momentin kur ka parë për herë të parë Monikën e cila sot është bashkëshortja e tij.

“Kemi qenë në ambientet e një restoranti kur jemi parë për herë të parë. Para se të largohesha nga restoranti, pa i folur fare i dhashë numrin tim të telefonit kamarieres dhe ajo ia çoi. Dy ditë më vonë ajo më shkruajti dhe u takuam dhe filluam të njihemi dhe të frekuentohemi”, tha Cana.

Related posts

I SURPRIZON TË GJITHË/ Trajneri Arteta: Ja sa gola duhen për të fituar titullin

Delo.autor

“NË SEZONIN E ARDHSHËM DO TË LUFTOJMË PËR…”/ Trajneri Ancelotti ndez ëndrrat e tifozëve me deklaratën e bujshme

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Basha: Skema e re do kohën e vet, në IZRAEL PËR FITORE

Isa.Autor

Leave a Comment