Futboll Sport

“KATAR 2022″/ Botërori i shkretëtirës, “grepi” i sheikëve për të pastruar… imazhin

Shtetet e Gjirit pompojnë prej vitesh shumë para në futboll. Çfarë presin të fitojnë në shkëmbim, është në dorën e ekspertëve.

DOHA – Rajonet e Gjirit janë më të pasurat në botë. Kjo prej kapacitetit të lartë të naftës dhe gazit. Por, investimi në këto toka është i pamjaftueshëm, ndaj shtete si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Katari janë në kërkim të investimeve të ndryshme, më saktë në sport dhe në veçanti, në futboll. Për motive dashurie është e vështirë a mendosh. Akuzat? Pastrim parash dhe imazhi.

“Sportwashing” është shprehja me e saktë që mund të përdorim në këtë situatë. Sipas ekspertit të “TZ” për vendet e Gjirit, Sebastian Sonst, të gjitha këto investime bëhen për të hequr vëmendjen nga ajo që është qëllimi i vërtetë.

“Të gjitha vendet e Gjirit duan të investojnë në evente të tilla për të hequr vëmendjen nga gjërat që ndodhin atje në aspektin politik dhe gjithashtu për të forcuar sundimin autoritar të tyrin. Sunduesit shpresojnë të tërheqin vëmendje pozitive nga jashtë vendit. Kjo vlen edhe për vendet e tjera me regjim autoritar si Kina dhe Rusia. Në vendet e Gjirit, investimet në sport kanë qenë të shumta dhe në ato sporte që dikur ishin jo islamike”.

SITI KUNDËR PSG-së, ABU DABI KUNDËR DOHAS – Në përballjen e fundit në Champions, Siti-Paris, ishte dhe një përballje e dy superfuqive për sa u përket klubeve më të shtrenjta.

Një ndeshje që u konsiderua më shumë se një sfidë normale futbolli. Ishte sfida e urrejtjes mes shteteve Emirate, Katar kundër Emirateve Arabe, sfida e naftës, derbi i sheikëve ose “El Cashico”. Që nga 2008 skuadra e Mançester Sitit është në pronësi të grupit të investitorëve nga Abu Dabi, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara Emirate.

Zyrtarisht, pronari i klubit është sheiku Mansur bin Zajed Al Nahian. Stadiumi mban emrin “Etihad”, emri i një kompanie ajrore. Pronari solli përveç parave dhe një sukses sporiv te Siti, kampionati i parë i fituar pas 44 vitesh, i cili u pasua me katër tituj të tjerë, i fundit në 2021-shin. Në këtë mënyrë, Siti arriti të mposhte konkurrencën me Junajtidin, i cili për shumë vite kishte lënë në hije rivalët e qytetit.

Ndërkohë që grupi i investitorëve që ka në pronësi Sitin ka investuar para dhe në skuadra të tjera si Tojes në Francë dhe New York Siti edhe pse suksesi në këto klube nuk është i krahasueshëm me ato te Siti për vetë faktin që skuadra e Guardiolës luan në një nga kampionatet më të forta dhe më të ndjekurat në botë.

Siti u fal nga UEFA dhe për çështjen e “fair play”-it Financiar duke arritur të dënohej me vetëm një bllokim merkatoje. Arsyeja? Ende nuk dihet, por UEFA me siguri për një arsye apo tjetër ka mbyllur njërin sy.

KATARI DHE PARISI – Edhe PSG-ja arriti të siguronte financa të forta nga gjysmëishulli Arab. Në 2011- ën, një grup investitorësh “QATAR Sports”, i cili drejtohet nga biznesmeni Naser Al-Kelaifi. Pas kësaj, Parisi fitoi tetë kampionate në 10 vite.

Al Kelaifi është një mik i ngushtë me Emir Tamim bin Hamad Al Tani, të dy luajnë rregullisht tenis. Al Kelaifi është presidenti i Parisit, shefi i ECA, pjesëtar në komitetin e organizimit të Kupës së Botës në “Katar 2022”, ose ndryshe njeriu më i fuqishëm në botën e futbollit.

Vetë El Kelaifi e quan veten si “Shpëtimtari i futbollit Europian” për shkak se Parisi nuk ishte pjesë e planit për të formuar Superligën Europiane. “Katar Sport Investmens” ka investuar në Paris më shumë se 1 miliardë euro, ¼ e kësaj për Nejmarin që për 222 milionë euro la Barcelonën, një lojtar që është dhe pjesë e ambasadorëve të Botërorit që do të luhet në dimër.

INTERESI PËR SPORTIN – Katar është prej kohësh lojtari që bën lojën në futbollin profesionist. Sipas profesorit të universitetit të Hamburgut, Ekard Voetz, e gjithë kjo bëhet për një arsye. “Me investimet që këto shtete kryejnë te skuadra si Paris apo Siti, qëllimi nuk është vetëm të kenë sukses në këtë fushë. Por për të forcuar pozitat e tyre dhe për të pasur një influencë të madhe politike. Me Botërorin, Katari, një territor që është sa Heseni, doli zbuluar.

“Pasi mori të drejtën e organizimit të Botërorit, Katar u bë partner i shumë qeverive në botë. Ata janë ndërmjetësi mes Amerikës dhe talebanëve, pra për Katarin e vogël, sporti është vetëm një instrument për të forcuar pozitat e tij dhe për t’u bërë i paprekshëm nga vendet e tjera”, vazhdoi profesori.

LIDHJA ME BAJERNIN – Katari ka investuar në skuadra si Roma, Barcelona dhe Bajerni i Mynihut. Kampionët e Gjermanisë kanë në fanellë “Qatar Airways”, një nga linjat për prestigjioze ajrore në botë. Shumë tifozë ishin kundër kësaj marrëveshjeje, por askush nga drejtuesit e Bajernit nuk ja vuri veshin pasi për ta paratë ishin më të rëndësishme në këtë kohë krize financiare që solli pandemia.

Related posts

NË SHTRAT ME DY BJONDE/ Wayne Rooney nuk i le huqet e vjetra, filmohet duke tradhtuar gruan (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Gattuso: Kalinic në tribunë? Po nuk u stërvite mirë, qëndro në shtëpi

Q.Autor

STATISTIKAT E ANGLI SENEGAL/ Runi ndien hijen e Kejnit, kapiteni lë pas Linekerin

F.autor

Leave a Comment