Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Luftëtari: Përplasja me Telushin, gjyqtari humbet kontrollin dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Luftëtarit.

Kryeqytetasit e Skënder Gegës, do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, teksa vjen në ketë sfidë nga një ecuri e shkëlqyer. Nga ana tjetër, Luftëtari i Gentian Mezanit në 8 javë kampionat ka grumbulluar vetëm 6 pikë, teksa ndodhet në një pozitë jo komode.

bandicam 2018-10-21 16-59-26-780

Në sfidën e fundit, gjirokastritët u mposhtën në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin 0-2. Në 5 përballjet e fundit mes këtyre 2 skuadrave, 3 herë ka fituar Partizani, 1 herë Luftëtari dhe një sfidë është mbyllur në barazim. Në rast fitoreje në takimin e sotëm, të kuqtë do të rimarrin kreun, teksa aktualisht kryeson Skënderbeu me 1 ndeshje më shumë.

Partizani444

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 2-1

Mensah 21′, Telushi 56′ (p) / Shkurtaj 40′

KOMENTI LIVE:

87′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Asani në fushë Çinari.

85′ Kote ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramadanit.

82′ Një moment pikant në mesin e fushës, gjyqtari rrëzohet në tokë pas një përplasje të pa qëllimshme me Telushin.

Bie gjyqtarin on Vidnews.

Bie gjyqtarin on Vidnews.

80′ Zëvendësim te Partizani, largohet Mala në fushë Kristi Kote.

79′ Rrapa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit.

76′ Asani provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit shumë pranë zonës, por topi devijohet nga muri dhe më pas largohet nga mbrojtësit.

70’ Ibrahimi provon me një gjuajtje të fortë nga e djathta, por nuk arrin të mposhtë Ruçin.

69′ Ndëshkohet edhe Ramadani për ndërhyrje të gabuar.

67′ Atanda ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Zëvendësimi i parë te Partizani, largohet Mensah në fushë Kalari.

59′ Zëvendësim i dytë te Luftëtari, në fushë Rroca, del nga loja Milosavljev.

56′ GOOOOL PARTIZANI 2-1. Telushi gjuan saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

54′ Penallti për Partizanin, e fiton Esat Mala, i cili pengohet brenda zonë nga Liçaj.

52′ Zëvendësim i detyruar te Luftëtari, largohet Shkurtaj i dëmtuar, në fushë Dunga.

49′ Partizani pretendon për 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari. Ka protesta në “Selman Stërmasi”.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Përfundon pjesa e parë, 1-1. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Mala i shpëton mbulimit të Xhekson dhe provon me një gjuajtje me kokë, por jashtë kuadratit.

40′ GOOOOL LUFTËTARI 1-1. Shkurtaj barazon shifrat. Pas një asist të Radoviç sulmuesi gjuan saktë në cepin e portës së portierit Xhika duke vendosur baraspeshën në “Selman Stërmasi”. 

37′ Luftëtari fiton një goditje dënimi. Provon Milosavljev me një gjuatje nga 30 metra, por topi shkon jashtë kuadratit.

30′ Kërkon të reagojë Luftëtari me Shkurtajn, por sulmuesi nuk arrin të godasë me kokë nga brenda zonës.

24′ Spektakël nga ajëri, mbi stadium fluturon një parashutë ku shkruhet Partizani. Ndizet atmosfera në këto momente.

44425120_243901596286349_8919176678853312512_n

23′ Pranë golit të dytë Partizani me Mensah, por largojnë në momentin e fundit lojtarët e Luftëtarit, duke e dërguar topin në këndore.

21′ GOOOOL PARTIZANI 1-0. Mensah kalon në avantazh kryeqytetasit. Ka protesta nga lojtarët e Luftëtarit, të cilët pretendojnë për një faull ndaj portierit. 

14′ Mala provon me një goditje drejt portë, por pret portieri Ruçi.

9′ Liçaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit, humbet ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit.

8′ Asani rikuperon një top dhe provon me një gjuajtje drejt portës, por e lehtë, topi shkon në duart e portierit.

6′ Luftëtari kërkon të dalë me shpejtësi në sulm, i vëmendshëm Belica që ndërhyn, duke larguar topin.

4′ Luftëtari kërkon të rrezikojë me një krosim nga e majta, por largon bukur Atanda.

2′ Goditja e parë nga këndi i përket Partizanit, por largojnë rrezikun lojtarët e Luftëtarit.

1′ Ka startuar takimi në “Selman Stërmasi”. Në stadium i pranishëm edhe trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika dhe artisti Robert Alija.

Lika

Related posts

“SUPER MARIO” DREJT LARGIMIT NGA SERIE A/ Balotelli e mbyll aventurën tek Brescia, Raiola i gjen ekipin e ri

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja në Gjirokastër, Luftëtari dhe Tirana luajnë vetëm për 3 pikë

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Nisje fantastike e Inter, “Demi” Lautaro ndëshkon gjermanët. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment