Futboll La Liga Sport

PAS “EL CLASICO”/ Ramos del hapur kundër Conte: Respekti fitohet, s’imponohet

Në përfundim të “El Clasico”, edhe Sergio Ramos është ndalur të thotë fjalën e tij, ku nuk ka nguruar që të pranojë se situata te Real Madrid nuk është aspak e mirë. Gjithashtu, ai nuk ka qenë dakord me atë çfarë shoku i tij i skuadrës, Casemiro tha më herët, sipas së cilit deklarata të tillë nuk ndikojnë që ekipi të përmirësohet.

Humbja e vështirë në Camp Nou: Është një situatë shumë e keqe për dhomën e veshjes, ishte një lojë e rëndësishme për të marrë një hap të rëndësishëm. Dënojmë rezultatin, kemi pasur mundësi të mira për të barazuar dhe raste ku mund të kishim përfituar. Duhet të përgëzojmë Barçën. Tani duhet të jemi të bashkuar të dalim nga ky moment i vështirë dhe të kthejmë faqe.

Orët e fundit të Lopetegui si trajner i Real: Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë, ato nuk janë vendime që na takojnë ne. Ne jemi deri në vdekje me trajnerin. Këto vendime merren nga drejtuesit lart, do të shikojmë se ç’do të ndodhë në orët e ardhshme.

Deklarata e Casemiros: Kur vijnë momente të vështira, është gjithmonë e papërshtatshme të thuhet në këtë mënyrë. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, nuk duhet të fajësojmë askënd duke e ditur që ndonjëherë lojtarët duhet të japin më shumë. Ka qenë një lojë ku ne kemi luajtur vetëm 45 minuta dhe kur e bën këtë përballë një lojtari si Barcelona, ndëshkohesh. Ka shumë gjera për të reflektuar, konkluzione të tilla nuk ndihmojnë për t’u përmirësuar.

Diçka për t’i thënë Lopetegui-t: Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë teknikët dhe atë që unë kam pasur për t’ia thënë, ia kam thënë. Sot nuk është momenti. Në situata të tilla është më mirë për mbash distancë sepse mund të ketë reagime të shumta nga njerëzit dhe nuk është shumë e përshtatshme.

Conte te Real me “dorë të hekurt”? Respekti fitohet, nuk imponohet. S’ka të bëj as emri, as asgjë. Ne kemi fituar gjithçka me trajnerët e tjerë që ju tashmë i dini. Në fund menaxhimi i lojtarëve është më i rëndësishëm se njohuritë teknike për një trajner.

Related posts

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

NË PRAG TË REVANSHIT NDAJ WILDER/ Flet Tyson Fury: Të gjithë e dinë se të kam….

Delo.autor

PRAG “DIVORCI” ME LACION/ Strakosha drejt skuadrës së Premier Ligës

Delo.autor

Leave a Comment