Boks Sport

PAS SHERRIT ÇEL DASHURIA/ Fury e Wilder spektakël edhe në Nju Jork (VIDEO)

Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë, britaniku Tyson Fury dhe amerikani Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të duelojnë për titullin kampion botë që mbahet nga i fundit, kanë zhvilluar sot në Nju Jork konferencën e dytë për shtyp, për të promovuar këtë event të rëndësishëm të sportit të dorezave. Pas spektaklit që dhuruan 24 orë më parë në Londër, ku pati edhe tension e shtyrje mes dy sportistëve, ata sot ishin sërish “face to face” e sërish nuk mungoi tensioni.

Në një moment, sërish dy boksierët u afruan afër njëri-tjetrit, duke thumbuar e akuzuar njëri-tjetrin, por këtë herë ata nuk shkuan deri te sherri. Madje më së shumti qeshnin, duke lënë të kuptosh se ai incident i konferencës së parë ishte më së shumti për të shtuar audiencën. Sërish të dy boksierët pretenduan fitoren, ndërkohë që pas 24 orësh ata do të zhvillojnë edhe një konferencë të tretë për shtyp, këtë herë në Los Anxhelos, aty ku do të zhvillojnë duelin më datën 1 dhjetor.

 

Related posts

Tite: Aspak të lumtur me rezultatin/ Coutinho përgëzon kundërshtarin

Sadik.Autor

LARGIMI I CONTES NGA INTER/ Ish-drejtuesi Sabatini: Mihajlovic tek “Zikaltërit”? Le të shpresojmë që…

Delo.autor

“MAGJIA” VJEN NGA PORTUGALIA/ Shikojeni dhe shijojeni golin e “ÇMENDUR” nga porta në portë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment