Futboll Seria A Sport

“PËR NE ËSHTË…”/ Allegri del përtej parashikimeve: Ky lojtar duhet ta fitojë “Topin e Artë”

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se Cristiano Ronaldo e meriton të fitojë sërish “Topin e Artë”.

Portugezi është në mesin e favoritëve për të fituar për të gjashtën herë në karrierën e tij çmimin më të rëndësishëm në rangun individual për futbollistët.

33-vjeçari në garë për këtë trofe, konkurrent të fortë ka ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madrid, Luka Modric.

“Cristiano Ronaldon e meriton Topin e Artë për çdo gjë që ka bërë këtë vit, për golat dhe fitoret”, ka deklaruar Allegri.

“Për ne ai është një vlerë e shtuar, sepse ka sjellë eksperiencë ndërkombëtare”, përfundoi tekniku italian.

Allegri ka dalë përtej parashikimeve pasi Modriç konsiderohet favorit për të fituar këtë çmim prestigjioz.

Kujtojmë që mesfushori kroat u shpall edhe lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Related posts

RRËFIMI TRONDITËS I FUTBOLLISTIT HOLANDEZ/ Sulmuesi i Lyon kujton: Prej Mourinhos plagosa shokun tim…

Delo.autor

(VIDEO) Tifozi ngrihet nga karrigia me rrota për golin e ekipit të zemrës: ‘Mrekulli, mrekulli’, por…

Sadik.Autor

Bruno Marinho: Kroacia do të jetë një test i madh për Brazilin në Botërorin RUSI 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment