Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Çoçlli: Aftësia e Muçit dhe pakujdesia e lojtarëve tanë na ndëshkuan

Trajneri i Apolonisë, Nikolin Çoçlli, foli pas humbjes 3-0 ndaj Tiranës, në kryeqytet. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku korçar u shpreh:

“Humbja sjell zhgënjim. Mënyra sesi vjen më bën pesimist në aspektin profesional. Kishim krijuar një atmosferë të mirë. U munduam ta kishim lojën nën kontroll. Dikush del nga detyrat fikse, ndëshkohemi, ndëshkimi merr radhë dhe jemi të pafuqishëm. Tentuam të mbroheshim shumë mirë. Në momentin që çedon një lojtar, prishen ekuilibrat dhe është e vështirë. Tentuam të bënim diçka. Iniciativat ishin spontane, jo të ekuilibruara mirë. Kualiteteti bën diferencën.

Kartoni merret kur je i gatshëm për të ndërhyrë. Në momentin që gatishmëria nuk është në nivelin e duhur, do të ketë probleme. Aftësia e Muçit dhe pakujdesia e lojtarëve tanë na ndëshkuan. Nuk patën iniciativën të ndërhynin dhe të bënin diçka të mirë”, u shpreh Çoçlli.

Related posts

DUELI PËR TITULL/ KLOPP i thur elozhe SARRIT: Ajo që ka bërë ai është e…

Isa.Autor

RIKTHEHET “NOTORIUOS” NË UFC/ Kampioni i botës kërcënon McGregor: Këtë herë do të vdesësh!

Delo.autor

NUK DO TI BESONI SYVE/ Ndodh në basketboll, lojtari shënon KOSH ME KOKË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment