Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Gjesti misterioz: MOURINHO ofendoi tifozët: P… bijë k…

Mançester Junajtid fitoi një ndeshje të çmendur, pasi përmbysi disavantazhin 0-2 në ndeshjen ndaj Njukasëllit. Djajtë e kuq nuk u dorëzuan dhe arritën të merrnin në fund tri pikë të rëndësishme. Ndërkohë, trajneri Murinjo ishte ai që e përjetoi më shumë këtë takim pas një jave të ngarkuar për të ku u përfol për një shkarkim nga drejtuesit e skuadrës pas ndeshjes.

Trajneri ishte shumë i inatosur në fund të ndeshjes kur në momentin që po u drejtohej dhomave të zhveshjes iu drejtua tifozëve në portugalisht me fjalë fyese. Sipas “Daily Mail”, trajneri portugez ka thënë këto fraza. “Fodas fihlos de puta” që në shqip do të thotë “Pirdhuni bij k…”. Një reagim që ka ngjallur shumë polemika në ishull.

Të shumtë kanë qenë ata tifozë që kanë ofenduar në rrjetet sociale trajnerin e djajve. Në konferencën për shtyp, Murinjo nuk ka dhënë asnjë shpjegim për gjestin e tij që është shoqëruar edhe me gishtin e vogël të dorës. Federata angleze pritet të hetojë ngjarjen dhe më pas të vendos nëse “Special one” do të ndëshkohet apo jo për fjalët e lëshuara pas ndeshjes dramatike me Njukasëllin.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ BAYERN MUNICH/ Zëdhënësja për shtyp e skuadrës serbe provokon sërish me veshjen e saj (FOTO)

Delo.autor

DY TË “DËNUARIT” E BARCELONËS LUAJNË TENIS SË BASHKU/ Messi-Suarez në pritje të vendimit për të ardhmen e tyre (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Derbi i Anglisë: Mbyllet ndeshja Manchester United-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment