Futboll La Liga Sport

PLAS TEK BARÇA/ Kundërsulmon Piqué: Ka njerëz, që mezi presin të gaboj unë…

Gerard Piqué nuk e “kafshoi gjuhën” në fund të ndeshjes në “Mestalla”. Qendërmbrojtësi i Barçës u bë sërish “epiqendër” e mediave, si gjithmonë, por kësaj here për disa gabime, që i kanë kushtuar skuadrës së tij.

“Ndjehem shumë mirë fizikisht. Eshtë e vërtetë që në ndeshjen ndaj Leganes kam bërë një gabim shumë serioz, por jam mirë”, – tha Pique. Dhe pastaj, ai kundërsulmon: “Ka shumë njerëz, që mezi presin të tilla situata për mua, të gaboj. Më duket sikur është kthyer në modë, sa herë që pësojmë një gol, faji është i Piqué”.

Mbrojtësi katalanas u pyet për edhe origjinën e këtyre kritikave: “Ka shumë njerëz që i bëjnë, jo vetëm në Madrid, por edhe në Barcelonë. Unë kam qenë shumë kritik ndaj shtypit herë pas here dhe ka njerëz që e kanë ruajtur inatin me mua, por është e kuptueshme, kjo është pjesë e lojës. Le të prekin për disa ditë qiellin (të lumturohen), sepse kjo situatë, padyshim, do të ndryshojë”.

Sa i përket barazimit kundër Valencias në “Mestalla”, Piqué tha: “Kemi pësuar shpejt një gol dhe pastaj kemi reguar mirë. E kemi dominuar të gjithë lojën. E kemi merituar fitoren, por nuk shkuam më larg se barazimi. Duhet të jemi më të fortë për të fituar ndeshje dhe tituj. Ne po punojmë për këtë”.

Related posts

FITORJA E PARË PËR VITIN 2023 NË KAMPIONAT/ Partizani mund Bylisin dhe futet sërish në garën për titull

F.autor

PLAS NË GJERMANI/ Wolfsburg pro LGBT, talenti kroat: Atë shirit nuk e MBAJ KURRË

Isa.Autor

KA SHPRESË NË DURRËS/ Dopieta e Latif, Teuta rikthehet te fitorja dhe fundos Kastriotin

Isa.Autor

Leave a Comment