Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Në Angli kërkojnë të përsëritet historia, skuadra e Premier gati të ulë në stol… Ranierin

Të gjithë e mbajmë mend çmendurinë e madhe që bëri trajneri italian Klaudio Ranieri në vitin 2016 me skuadrën e Lestërit duke fituar Premier Ligën krah emrave si Mançester Junajtid, Siti, Çelsi e Liverpul.

Por me shumë gjasa, Ranieri do të rikthehet sërish në Premier Ligë, por jo tek Lestër Siti. Sipas “Sky Sport”, Ranieri është afër një marrëveshje dy vjeçare me skuadrën e Uatfordit në Premier Ligës.

Uatfordi shkarkoi trajneri Xisco Munoz mëngjesin e sotëm pas startit të keq në kampionat ku në 7 ndeshje arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë. 69-vjeçari aktualisht është pa punë që pas largimit nga stoli i Sampdorias këtë verë dhe ishte në kërkim të një aventure të re.

E vështirë të përsëritet dhe një herë historia, por dhe në vitin 2016 askush nuk mund ta imagjinonte atë që Ranieri bëri me Lestërin në Premier Ligë.

Related posts

SKANDALI/ Ish-lojtari i burgosur akuzon presidentin e Skënderbeut: Ju tregoj si trukonin ndeshjet

F.autor

PAS AKORDIT ME ANSU FATI/ Agjenti Mendes “fuqizohet” tek Barcelona, firmos me një tjetër talent. Ja emri…

Delo.autor

Vlerësimi i medias italiane/ Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët i Botërorit

Isa.Autor

Leave a Comment