Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEJNË/ Brozoviç-Vesino “maratonomakët”, zikaltrit për rekord në Champions

Thuhet që futbolli nuk luhet me statistika si basketbolli. Por, ndonjëherë analizat e shifrave janë të nevojshme për të kuptuar rendimentin e një skuadre. Dy fitore në dy ndeshje, ndër të tjera përballë kundërshtarëve me nivel si Totenhemi e PSV, Interi i ka arritur falë punës së gjithë skuadrës.

OFENSIVË – Kundër holandezëve zikaltrit dhanë maksimumin mbi të gjitha në fazën ofensive, duke mbyllur ndeshjen me plot 24 tentativa për gol (nuk regjistronte një shifër kaq të lartë në një ndeshje të Champions-it nga nëntori i 2010-ës: 27, kundër Tuentes). Duke i shtuar 12 me Totenhemin, skuadra e Spaletit renditet aktualisht e treta në këtë klasifikim të UEFA-s për dy ndeshjet e para të grupeve, vetëm pas Realit të Madridit (56) dhe PSG-së (42).

FBL-ITA-SERIEA-INTER-ROMA

VRAPIME – Një meritë e madhe i shkon megjithatë mesfushës. Luçiano Spaleti ka ndërtuar një skuadër muskuloze, të aftë të luftojë deri në fund. Dhe e kishte bërë të qartë që përpara startit të kampionatit: Marselo Brozoviç e Matias Vesino janë dy nga lojtarët kyç të këtij Interi. Është, jo më kot, dyshja që mbulon linjën “shkatërruese” në ndeshjet e mëdha, e aftë të ndërtojë manovrën nga prapa, falë kroatit e të ofrojë mbulimin e duhur dhe inkursionet në zonën kundërshtare falë uruguaianit.

Por, statistika që befason është një tjetër: sipas një postimi të UEFA-s përmes profilit zyrtar “Twitter”, dy mesfushorët zikaltër janë lojtarët që kanë vrapuar më shumë në dy ndeshjet e para të Champions-it. Respektivisht 25.1 kilometra për Brozoviçin dhe 24.4 kilometra për Vesinon, duke kanë lënë prapa Duzan Tadiçin e Ajaksit dhe Koken e Atletikos së Madridit. Çka i konfirmon si dy kolona të palëvizshme të mesfushës së Spaletit.

Related posts

Derby County skuadra me sezonin më të dobët në historinë e Premierë Ligës

Sadik.Autor

25 vite nga debutimi i Tottit, ku ishin trajnerët e Seria A asokohe?

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN TE INTERI/ Nainggolan bombë Romës: Keni bërë gjëra pas shpinës sime

Isa.Autor

Leave a Comment