Futboll Sport

PLAS SKANDALI/ MARADONA jep një tjetër deklaratë të FUQISHME mbi DROGËN

Diego Armando Maradona, i cili aktualisht drejton Dorados de Sinaloa, ishte i ndershëm në lidhje me varësinë e tij nga droga, në një bisedë me “Infobae”. Nga ana tjetër, legjenda e Argjentinës u pyet mbi ata që e kritikojnë për të kaluarën e tij, duke u përgjigjur se dëshiron të vazhdojë përpara, në rolin e trajnerit.

“Unë nuk mendoj se ata që më kritikojnë bëjnë drejtësi me të kaluarën time, por ju e dini se çfarë ndodh. Në Argjentinë ka shumë maska. Dhe të gjithë ata, që flasin me xhepat e fryrë, kalojnë nga kokaina, gjithashtu”, – tha Maradona fillimisht, duke iu përgjigjur sulmit me sulm.

Nga ana tjetër, “Dora e Zotit” shtoi se droga është e pranishme te të gjitha klasat shoqërore në vendin e tij, çka përbën fakt të njohur për këdo: “Mos mendoni se vetëm fëmijët e konsumojnë, të cilët mund të kenë një hall moshe. Jo, në Argjentinë e bëjnë edhe njerëz me status mjaft të mirë në jetë. Ata mendojnë se u bën mirë, sepse e kam marrë vetë, duke besuar të njëjtën gjë”.

Diego u pyet edhe në lidhje me thëniet e diskutueshme të Fernando Signorini, trajnerit historik të tij, i cili pretendonte se Maradona e ka ndihmuar: “Fernando gjithmonë ka të drejtë, ai ka përfituar nga historia ime për të shpëtuar fëmijët e varur nga droga të deputetëve dhe udhëheqësve”.

Së fundmi, ai shprehu dëshirën për të vazhduar të drejtojë në futboll, mundësisht si trajner: “Unë dua të punoj deri sa të më lejojnë gjunjët. Ditën kur nuk do të kem çfarë të jap më, do të largohem”.

Related posts

Dani Alves rekord, futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historin e futbollit

Sadik.Autor

CHAMPIONS CUP/ Chelsea-Inter: Historia favorizon zikaltrit

Isa.Autor

TRONDITET ARSENALI/ Kontrata e firmosur me sponsorin kinez jo e vërtetë

Isa.Autor

Leave a Comment