Futboll La Liga Sport

U dëmtua me kombëtaren/ Mbrojtësi i Barcelonës 6 javë jashtë fushave

Thomas Vermaelen ka kaluar tashmë kontrollet mjekësore këtë mëngjes, në Barcelonë. Eshtë mësuar zyrtarisht se mbrojtësi belg do të jetë gjashtë javë jashtë fushave, siç konfirmohet nga klubi azulgrana në një deklaratë mjekësore. Qendërmbrojtësi vuan një lezion në “biceps femor” të këmbës së djathtë.

32-vjeçari nuk do të luajë kundër Holandës në Bruksel, si dhe nuk do të jetë në dispozicion të kampionëve të La Liga-s në sfidat e rëndësishme që vijnë tani e në vazhdim. Në fakt, Vermaelen nuk do të jetë në dispozicion deri në fund të ndeshjes kundër Atletico Madridit, më 24 nëntor.

Mbrojtësi duhej ta linte lojën në minutën e 73-të të ndeshjes, në të cilën Belgjika fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Zvicrës në Ligën e Kombeve, të premten, pasi vërejti se ishte dëmtuar.

Related posts

“KËSHILLON” BARCELONËN/ Ish-sulmuesi Cassano: Nëse të duhet një lojtar i ri dhe i fortë, merr mbrojtësin e…

Delo.autor

HISTORIKE/ 22 vite më parë nisi të shkëlqejë ylli më i madh i historisë së Moto GP

Isa.Autor

DO TË MUNGOJË 9 MUAJ/ Marco Asensio, mesazh emocionues pas lëndimit të pësuar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment