Futboll Seria A Sport

“MBROJTJA MË E MIRË KUNDËR…”/ Conte: Me Atalantan do të jetë një sfidë brenda sfidës

I ftuar në Inter TV, Antonio Conte ka folur për sfidën e së shtunës të Inter-it kundër Atalanta-s, një ndeshje që vlen vendin e dytë në renditje.

“Uroj që të jetë një ndeshje e bukur. Do të luhet hapur, pa llogari. Atalanta është një skuadër që është bërë një realitet i konsoliduar në Itali, duke parë ecurinë që ka pasur në  vitet e fundit. Do të vuajmë, por objektivi është t’i bëjmë ata të vuajnë”, ka thënë Conte.

“Mbrojtja më e mirë kundër sulmit më të mirë? Mendoj gjithmonë se është e drejtë të ekzistojë një ekuilibër i mirë mes sulmit dhe mbrojtjes. Atalanta ka shënuar shumë gola, duke realizuar prej më shumë se 20 ndeshjesh radhazi”.

“Ne kemi mbrojtjen më të mirë dhe sulmin e dytë më të mirë. Do të jetë një sfidë brenda sfidës dhe shpresojmë të fitojmë”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus përmirëson ofertën për kampionin e Europës, ja detajet…

Delo.autor

ANALIZA/ Muaji shkurt një ferr, rival i Interit quhet… lodhja

Delo.autor

MESSI I KOSOVËS/ Werder Bremen fiton bindshëm, “ylli” i DARDANËVE e nisi si titullar (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment