Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ Brozoviç bën sërish “lëvizjen e KROKODILIT”, por këtë radhë…(VIDEO)

Ajo që mund të ngjante një lëvizje e rastësishme, nuk ishte e tillë: në “Camp Nou” kundër Barcelonës, Brozoviç, u shtri (tekstualisht) prapa barrierës për të evituar që goditja të përfundonte poshtë shokëve të skuadrës dhe të befasonte portierin. Idea e kroatit rezultoi efikase: ndali përpjekjen e Luis Suarezit duke devijuar topin në goditje këndi.

Lëvizja shpëtimtare nuk kaloi pa u vënë re në ueb dhe ditën pasardhëse, vetë Brozoviç përmes “Instagram”-it vendosi ta “pagëzojë” si “lëvizja e krokodilit”.

Por, ajo që u pa fillimisht si manovër e rastit dhe pse jo argëtuese, Interi duket se e provon vërtet në stërvitje, aq sa e përsëriti sërish dje kundër Lacios në “Olimpico”. Këtë herë tentativa dështoi: Brozoviç dhe lëvizja e tij nuk ndihmuan dhe topi i goditur nga Kataldi përfundoi në krahun e kundërt.

Related posts

“PIKANTET” SHQIPËRI-SAN MARINO/ Rejën e tërbojnë fintet e Manajt, tifozët “mërziten” nga golat e shënuar

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Bale i kushton Realit 88 mijë euro për çdo minutë lojë. Në qershor do të largohet…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment