Futboll Premier League Sport

ECURI POZITIVE NË ASPEKTIN FINANCIAR/ Liverpooli zbulon rekordin e ri që vendosi këtë vit, ja shifra marramendëse

Ecuria pozitive në Champions League dhe kampionat ka bërë që Liverpool të rritet në aspektin financiar me hapa gjigantë. Klubi njoftoi sot se ka kapur shifrën rekord të 125 milionë paund të fitimeve në sezonin e shkuar.

Kjo shifër do të reduktohet në 106 milionë, pasi 19 milionë do të shkojnë taksa për shtetin britanik. Gjithsesi ky mbetet një rekord në nivel botëror sa i përket fitimeve të një klubi përgjatë një viti kalendarik.

Në vitin 2017 të ardhurat para tatimit ishin 40 milionë paund për “Reds”, ndërsa në vitin 2018 qarkullimi i të ardhurave u rrit nga 90 milionë në 445 milionë, edhe ky një rekord më vete.

Vetëm nga pjesëmarrja në Champions League, Liverpool arriti të arkëtojë plot 72 milionë paund, ndërsa shitja e Philipe Coutinho te Barcelona solli 142 milionë paund të tjera në janar 2018.

Leicester City mbante rekordin për fitimin neto (pas tatimit) prej 80 milionë paund në 2016-17 (92 milionë para taksave) pasi arriti në çerekfinale të Champions League në vitin 2017.

Duke qenë në krye të tabelës së Premier League për pjesën më të madhe të sezonit, Liverpool po konkurron me kampionët në fuqi, Manchester City për titull në Angli, të cilin ka 29 vjet që nuk e fiton dhe ky sukses është pasqyruar edhe jashtë fushës.

Të ardhurat nga media janë rritur nga 66 milionë paund në 220 milionë paund, të ardhurat komerciale nga 17 milionë paund në 154 milionë paund dhe të ardhurat e ndeshjes nga 7 milionë paund deri 81 milionë paund.

Në kushtet e të ardhurave, Liverpool do të kapërcejë Arsenalin në vendin e tretë në Premier League, dhe do mbetet prapa Manchester United dhe Manchester City.

Gjithsej, 137 milionë paund erdhën në klub nga shitrja lojtarëve. Liverpool thotë se të gjitha këto janë riinvestuar përsëri në skuadër, duke shpenzuar më shumë se 190 milionë paund për lojtarët e rinj.

Klubi gjithashtu thotë se platformat e tyre të medieve sociale kanë pasur një rritje prej 14%, duke marrë gjithsej mbi 60 milionë ndjekës nëpër kanalet digjitale dhe se në maj të vitit 2018 ata kishin shifrat më të larta të shikueshmërisë për klubet nga Premier League dhe e treta e në nivel global klubesh.

Related posts

LIVE/ Kukësi – Laçi: Verilindorët pretendojnë për 11-metërsh, Selmani bën “heroin”. Mbyllet pjesa e parë në Kamzë (VIDEO)

Delo.autor

DUELI I TITANËVE/ Fury PROVOKON sërish Wilderin për barazimin, mori një DHURATË nga…

Isa.Autor

Sekreti i madh i Bundesliga-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Sadik.Autor

Leave a Comment