Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ Përballja Marsejë-Lacio, CANA: Ja për kë bëj TIFO

Në një intervistë për “TuttoMercatoWeb” Lorik Cana ka kujtuar kohët e tij si futbollist te Marseja dhe Lacio. Këto 2 ekipe do të përballen ditën e nesërme në kuadër të Europa Ligës.

Ish-kapiteni i kombëtares sonë ruan nostalgji për Romën, por nuk mund të mungonte as edhe një koment për Strakoshën dhe Valon Berishën.

“Që kur isha fëmijë ka qenë tifoz i Marsejës pasi ata ishi një nga klubet më të forta në botë. Unë realizova një ëndërr. Edhe në Romë kam përjetuar momente të jashtëzakonshme. Gjithmonë e kam thënë se në Europë mbështes Marsejën dhe nëser ajo do të jetë skuadra për të cilën do të bëj tifoz. Në Itali për mua është vetëm Lacio. Nuk mund ta harroj fitimin e Kupës së Italisë ndaj romës. Për sa i përket Strakoshës ai ishte një zbulim. Është një djalë i talentuar që e do futbollit dhe është ndër më të mirët i datëlindjes 1995. Valon Berisha jep cilësi në fushë dhe mund të them se Lacio ka blerë një gladiator”, u shpreh Cana.

Gjithashtu ish-mbrojtësi është pyetur edhe për marëdhëniet jashtë fushe. “ Jam me të vërtetë me fat që kam luajtur në Romë. Dëgjohem shpesh me Taren por edhe me miq e shokë që kam në Itali. “ Që kur kam lënë futbollin në 2016 jam marrë me bamirësi për të promovuar futbolli në Tiranë dhe Kosovë.” përfundoi ish-kapiteni.

Related posts

ISH-PRESIDENTI I REAL MADRIDIT/ Ramon Calderon: Mourinho do ta ketë të vështirë të gjejë një ekip të madh

Delo.autor

Gjestet e Murinjos/ Morati mbron portugezin: Është interist, askush nuk ka pse të ofendohet

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ CAGLIARIT/ Conte i dërgon “sms” klubit: Ndoshta disa lojtarë mund të largohen dhe të luajnë diku tjetër

Delo.autor

Leave a Comment