Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Babai i Marchisio: Më 2017 refuzoi dyfishin e pagës nga MILANI, donte që…

Bashkëpunimi i gjatë i Claudio Marchisio me Juventusin përfundoi më 17 gusht. Pak më shumë se një muaj më pas, “Princi” është larguar për në Rusi, te skuadra e Zenit. Stefano, babai-menaxher i Claudio, sapo është kthyer nga një pushim 1-javor në Shën Petersburg, bashkë me gruan e tij, Anna.

Po cilat ishin ndjenjat e babait të ish-juventinit? “Unë kurrë nuk kisha qenë në Shën Petersburg, më parë, dhe kam zbuluar atje një qytet mjaft tërheqës: është pak si Venecia dhe si Parisi, por më i ftohtë. Pastaj, ishte qytet shumë i pastër, i rregullt, modern dhe i bukur. Por, para së gjithash jam i lumtur, sepse pashë se edhe Claudio ishte i kënaqur me aventurën e tij të re.

Tifozët e Zenit e mirëpritën atë. Një ditë shkuam në kopshtin zoologjik të Shën Petersburgit me nipërit e mi dhe disa njerëz e njihnin Claudio, ndaj i kërkonin fotografi dhe autografe. Dashuria për djalin tim është thelbësore. Ai i ka konsideruar gjithmonë tifozët pjesën më të bukur të futbollit”, – përgjigjet babai i mesfushorit italian.

Por, cili është bilanci i parë i tij si menaxher i Marchisio? “Nuk kam keqardhje. Tri vite më parë, Claudio mund të kishte shkuar diku tjetër për të fituar më shumë. Në vitin 2017 i tha “jo” Milanit, që i ofroi dyfishin e pagës, sepse dëshira e tij ishte ta mbyllte karrierën te Juventusi, ekipi i zemrës. Por, gjërat ndryshojnë në futboll.

E kuptoj vendimin e menaxhmentit të Juventusit për rinovimin e ekipit. Pak nostalgji ka nga Claudio dhe do të ishte e çuditshme e kundërta. Te Juventusi ishte ende njeriu më i lumtur në tokë. Por, ne kthyem fletën dhe Claudio është shumë i lumtur me jetën e tij të re. Zenit është klub ambicioz, ka një stadium shumë modern, është i pari në renditje”, – përfundoi Stefano.

Related posts

MPOSHTIN KAMPIONËT E ITALISË/ Roma merr tre pikë të arta për Championsin

Delo.autor

Erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola, Cheryshev zgjidhet lojtari i ndeshjes (VIDEO)

Sadik.Autor

NUK SHIHET NË PLANET E ALEGRIT/ Mbrojtësi drejt largimit nga Juventusi

Delo.autor

Leave a Comment