Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ KËSHILLA e POGBAS shpëtoi stolin e MOURINHOS, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Jose Mourinho e ka nisur ditën e së shtunës së kaluar me një mesazh në telefon ku Ed Woodward e ftonte të injoronte të gjitha lajmet që e jepnin të larguar nga Manchester United nëse nuk do të fitonte ndaj Newcastle.

Ishte diçka që i dha siguri të madhe portugezit, që më pas, në ndeshje i pa gjërat të kalonin nga shiu në breshër, në fund të pjesës së parë, ku e gjeti veten me dy gola disavantazh në “Old Trafford”, ndaj Newcastle të Rafa Benitez.

Në pushim erdhi kthesa e papritur, sipas asaj që bën të ditur sot “The Sun”, Mourinho u konsultua me futbollistët, mbi të gjithë me Pogba, duke diskutuar së bashku se cilat ndryshime taktike ishin të nevojshme për të përmbysur rezultatin.

Këshilla e Pogba ishte: unë avancoj disa metra dhe aktivizo Marouane Fellaini. Trajneri bëri pikërisht kështu. Rezultati: Ndeshja u përmbys dhe fitorja erdhi në saj të golit të shënuar nga Alexis Sanchez, në minutën e 90-të.

“Në pushim të ndeshjes unë dhe futbollistët folëm me zemër të hapur për dy minuta më lidhje me ndryshimet e mundshme taktike, – tha Mourinho në fund të ndeshjes. – Tetë minuta të tjera diskutuam për atë që unë mendoja si do t’i jepte më shumë liri veprimi dhe që do të na jepte mundësinë të shmangnim humbjen. Më pas erdhi fitorja 3-2. E pabesueshme…”

Në fund të ndeshjes, telekamerat e “BT Sports” kanë fiksuar Mourinho, që duke dalë nga fusha përsëriti gjestin e parë nga të gjithë kundër Valencia, duke ngritur gishtin e mesit, që sot e kësaj dite nuk ka një shpjegim të mirëfilltë, por sipas disa dëshmitarëve ai tha “fodas filhos de puta” (ju këlyshë kurve) dhe pse nuk dihet se kujt i drejtohej…

“Kërkova nga futbollistët që të jepnin me të vërtetë 100% të mundësive të tyre, – vazhdoi Mourinho. – Sigurisht që rrezikuam shumë taktikisht, por gjetëm mënyrën më të mirë për të reaguar dhe në fund fituam një ndeshje që meritonim të fitonim. Ashtu si më tha një shok sot në mëngjes, nëse nesër bie shi në Londër është faji yt. Unë do të shkojë në Londër sot…”

Sa për të qenë të saktë, të dielën në Londër nuk ra shi… pra ka përfunduar “stuhia” te United? Koha do të tregojë.

Related posts

NDESHJE E VAKËT/ Laçi dhe Kamza ndajnë pikët në një takim të “përgjumur”

Isa.Autor

Miqësorja ndaj Norvegjisë, Panuçi rikthen në Kombëtare lojtarin që mungon prej kohësh

Q.Autor

Këmbëngulja e babait të Januzajt: Nuk e kemi mohuar kurrë Shqipërinë

Isa.Autor

Leave a Comment