Futboll Kombëtarja Sport

TALENTI PREMTUES/ Vrioni: Ftesa më erdhi papritur, ja pse zgjodha Shqipërinë

Në konferencën e sotme për shtyp nga rezidenca e kombëtares në Durrës, ka dalë edhe një debutues tjetër, në krah të Egzon Binakut. Bëhet fjalë për Xhakamo Vrionin. Jo pa emocione, futbollisti i ri i talentuar është treguar i sinqertë, duke zbuluar se Italia nuk po e ftonte më, prandaj bisedoi me prindërit dhe zgjodhi Shqipërinë:

“Ftesa më erdhi papritur, pasi kam zhvilluar vetëm një ndeshje me U-21. Nuk e besoja, por jam i lumtur. Kam luajtur me grup-moshat e Italisë më parë, por nuk më thirrën më. Më pas fola me prindërit dhe zgjodha fanellën kuqezi.

A do të luaj? Zgjedhjet i takojnë trajnerit, ndërsa unë do të mundohem të jap më të mirën në fushë, nëse më jepet mundësia. Qëllimi im është të luaj sa më shumë dhe të shënoj. Megjithatë, objektivi na kërkon që të jemi të gjithë bashkë, për të arritur sërish në Kampionatin Europian.

Sulmuesi im i preferuar është Sadiku, ndërsa me dëmtimin e tij, nga kombëtarja aktuale më pëlqen Balaj. Si tifoz e shoh kombëtaren shumë mirë. Me Izraelin ishte një ndeshje e bukur, ndërsa Skocia është një skuadër e fortë. Pastaj, atje ishte edhe ndeshje në transfertë. Ndeshja e kthimit me Izraelin do të jetë e vështirë. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Me klubin tim shpresoj të iki sa më larg. Skuadër të preferuqar kam Interin”.

Related posts

SFIDA “SWICH THE FLIP”/ Shikoni çfarë bën kapiteni i Laçit me partneren seksi (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA NË CHAMPIONS/ Suarez dhe “mallkimi” Bayern Munich, interneti tallet keq me “El Pistoleron” (FOTO)

Delo.autor

I SKADON KONTRATA NË QERSHOR/ Fantazisti francez kërkon me ngulm kalimin te Milani

F.autor

Leave a Comment