Futboll Seria A Sport

PREKËSE/ Përkushtimi përtej dhimbjes, arbitri fishkëllen dhe SHPËRTHEN NË LOT (VIDEO)

Humbja e një prindi është një dhimbje e vështirë për t’u kapërcyer. Nevojiten kohë dhe durim për të përpunuar një zi që fillimisht duket i pakalueshëm. Ndonjëherë ekziston dëshira për të braktisur gjithçka dhe të jesh i vetëm me mendimet dhe trishtimin tënd. Kjo është ajo që me shumë mundësi do të kishte dashur të bënte Marco Ricci.

Ricci është një arbitër i Serie C dhe prej pak ditësh kishte humbur babanë. Do të kishte patur çdo arsye për të mos qenë në fushë, por ai gjithsesi ka vendosur të kryente detyrën, duke drejtuar ndeshjen mes Fermana dhe Sudtirol, e luajtur të dielën në Serinë C. Por pas 90 minutave të kaluara duke përmbajtur veten, Ricci ka shpërthyer në një vaj çlirues. Në momentin e fishkëllimës së fundit, ka nisur të qajë duke befasuar lojtarët dhe tifozët e pranishëm në stadium.

Ndeshja u mbyll 0-0 dhe pas lotëve të derdhura në mesin e fushës, arbitri i ka kërkuar falje drejtuesve dhe futbollistëve të dy ekipeve, të cilët kanë treguar solidaritet dhe mirëkuptim ndaj tij. Por ajo që ka befasuar më shumë ka qenë kthjelltësia e treguar nga Ricci, i cili ka bërë një punë të përsosur, pa asnjë gabim. Një shembull i vërtetë profesionizmi, një dëshmi se puna mund të çohet në fund me përkushtim, pavarësisht ashpërsisë së pashmangshme të jetës.

Related posts

Ç’po ndodh në FSHF? Tre gjigandë zbarkojnë për Botërorin

Sadik.Autor

Arsenali dëshiron të rrëmbej nga Napoli yllin 26-vjeçar

Q.Autor

ECURIA E PUNIMEVE TË KOMPLEKSIT TË FSHF/ Po ndërtohen 2 ministadiume me tribuna nga 500 vende (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment