Futboll Sport

STARTON SEZONI 2021-2022 I SERISË A/ Kampionët ngrenë siparin, Interi është rekordmen i pjesëmarrjeve

Sezoni i ri i Serisë A ngre sot pasdite siparin, me kampionët në fuqi të Italisë në skenë. Interi, tashmë i stërvitur nga Simone Inzagi, do të presë në “San Siro” Xhenoan, me zikaltrit që në formatin vajtje-ardhje janë skuadra rekordmene e pjesëmarrjeve, me 90 të tilla në 90 vite.

Milanezët janë të vetmit që nuk kanë shijuar asnjëherë rënien në Serinë B, duke bërë më mirë sesa Juventusi e Roma me 89 pjesëmarrje dhe Milani me 88.

Duke qëndruar te statistikat e sezonit të ri, ky do të jetë kampionati më i dekoruar, duke qenë se nga 117 tituj kampion në total, 108 trofe do të jenë pjesë e elitës së futbollit (Juve 36, Inter 19, Milan 18, Xhenoa 9, Bolonja dhe Torino 7, Roma 3, Fiorentina, Napoli e Lacio 2 si dhe Kaljari, Verona e Sampdoria me nga një titull kampion të Serisë A).

Në apel mungojnë vetëm 7 titujt e fituar “në lashtësi” nga Pro Verçeli si dhe një i Kazales e Novezes.

STATISTIKA TË TJERA – Për herë të parë në histori, sivjet Seria A do të ofrojë një kalendar asimetrik, që do të thotë se radha e ndeshjeve mes fazës së parë dhe të dytë nuk do të jetë e njëjtë, por e shkartisur.

Ndërkohë, sezoni i ri ka parë edhe një ndryshim shumë të madh në pankina, teksa vërtet është larguar Antonio Konte nga Interi, por nga sezoni i kaluar janë bërë plot 12 ndryshime, mes të cilëve shumë të fortë janë rikthimet e Alegrit (Juventus), Sarrit (Lacio), Murinjos (Roma) dhe Spaleti (Napoli).

Related posts

ZYRTARIZOHET GJITHÇKA/ Futbollisti i Premier League firmos me Interin (FOTO)

Delo.autor

KUSHTOI 18 MILIONË EURO/ Vedat Muriqi, bomberi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Lazios

Delo.autor

Anglezët të dashuruar me Salah, mediat i dedikojnë…

Sadik.Autor

Leave a Comment