Futboll Seria A Sport

QETËSOHEN ZIKALTRIT/ Kinezët blejnë edhe aksionet e Thohir, indoneziani mbush…

Tratativat mes Suning dhe manjatit indonezian Erick Thohir për blerjen e pjesës tjetër të aksioneve të Interit, duket se janë në hapat final. Klubi zikaltër duket se më në fund do të jetë në pronësinë totale të kinezëve, ndërkohë që presidenca e klubit pritet të merret nga Steven Zhang, djali i pronarit të Suning, Zhang Jindong. Aktualisht Suning zotron 68,55% të aksioneve, të cilat ia bleu pikërisht Erick Thohir, ndërkohë që manjati indonezian, i cili mban edhe postin e presidentit të klubit ka ende në pronësi 31,05% të aksioneve. Me bisedimet drejt fundit, të cilat kinezët dëshirojnë t’i mbyllin brenda datës 26, kur zhvillohet edhe asambleja e ortakëve, do të marrë fund era e Erick Thohir nën drejtimin e klubit zikaltër, të cilin ai e bleu më 15 tetor 2013 nga Massimo Moratti.

Edhe pse arriti pak suksese sportive nën drejtimin e Interit, në aspektin personal manjati indonezian duhet të jetë tepër i kënaqur, pasi me shitjen e pjesës tjetër të aksioneve, ai do të siguronte një bilanc tepër pozitiv. Thohir do të përfitojë rreth 200 milionë euro me shitjen e kuotave të mbetura të zikaltërve, ndërkohë që në total, bilancet e tij me blerjen nga Moratti dhe shitjen tek Suning, do të flisnin për një përfitim prej 157 milionë euro. E ndërsa bisedimet janë drejt konkretizimit të marrëveshjes, duhet të pritet data 26 tetor për të parë nëse Thohir dhe njërëzit e besuar të tij do të jene ende pjesë e bordit drejtues të Interit apo jo. Nga ana tjetër, më 26 tetor në mbledhjen e bordit drejtues të klubit, pritet të ratifikohet edhe bilanci vjetor i skuadrës, i cili do të mbyllet me 18 milionë euro humbje, pozitiv nëse do ta krahasonim me vitet e kaluara kur humbjet e klubit kanë qenë edhe më të mëdha.

Related posts

“PLAS” TEK GJIGANTI I ITALISË/ Tifozët shumë afër bojkotit, ja çfarë pritet në stadium

Delo.autor

LARGIMI I KHABIB NGA UFC/ Dana White emocionon me fjalët e tij: Je “G.O.A.T” i këtij sporti

Delo.autor

E zbulon gazeta “AS”/ Trajneri i REALIT kërkon të transferojë këtë SUPER lojtar

Isa.Autor

Leave a Comment