Futboll La Liga Sport

NJË TALENT ABSOLUT TEK BARCELONA/ Ëndrra e Pedri-t është një… numër special

Pedri është ylli i ri i futbollit spanjoll. Një talent absolut, i cili po tregon të gjitha cilësitë e tij me fanellën e Barcelona-s dhe atë të kombëtares spanjolle.

Janë të shumtë ata që e shikojnë si pasardhësin e Andres Iniesta-s dhe një nga ëndrrat e tij, sipas Sport, është pikërisht ajo që të ripërshkojë gjurmët e Iluzionistit edhe për sa i takon numrit të fanellës.

Po, sepse mes ëndrrave të futbollistit të ri duket se është edhe ajo që të mbajë fanellën me numrin 8 me të cilën Don Andres ka bërë historinë e klubit katalanas. Për momentin, për shkak të disa rrethanave, Pedri nuk ka mundur akoma ta realizohë këtë objektiv.

Në sezonin e kaluar, shkëmbimi Arthur-Pjanic mes Juventus-it dhe Barçës, 8 i shkoi boshnjakut, i cili u shit më pas në fillimin e këtij sezoni. Kështu, spanjolli ka qenë i detyruar të mbajë 16, ndërsa 8, nga janari, i ka shkuar një tjetër legjenda blaugrana, Dani Alves-it.

Gjërat mund të ndryshojnë nga korrik me sezonin e ri, kur mesfushori do të mund ta marrë më në fund fanellën që ka dashur gjithmonë.

Related posts

CHELSEA KËRKON NJË “GARDIAN”/ 80 milionëshi nuk bind, ja tre emra për ta zëvendësuar

Delo.autor

LIVE/ Carabao Cup: Mbyllet Derbi Manchester United-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Lucas Moura shënon golin e parë për Tottenhamin

Q.Autor

Leave a Comment