Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON SERINË E BARAZIMEVE/ Ndeshje dramatike, Partizani ndan pikët me Egnatian në “Air Albania”

Partizani vazhdon ende të vuajë. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në ‘’Air Albania’’ duke thelluar dhe më tej krizën që i ka kapluar.

Egnatia kaloi e para në avantazh vetëm 6 minuta nga starti i takimit. Braziliani gjuajti lehtë drejt portës, por gabimi fatal i Hoxhës dërgoi rrogozhinasit në avantazh.

Partizani u hodh me të gjitha forcat, dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Cara i hyrë në fushë në minutën e 22-të në vend të Geje, vendosi baraspeshën pas një pasimi të Albion Markut.

Në pjesën e dytë, të kuqtë tentuan me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e fitores, por pa rezultat. Ishte Egnatia që shkoi fare pranë golit duke goditur traversën me Allmuçën. Skuadra e Dajës ka harruar të fitojë, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi për të kuqtë.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Lojërat Olimpike marrin ngjyrime nacionaliste, sportisti tërhiqet nga kompeticoni. Ja motivi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Rifillojnë bisedimet mes Barcelonës dhe Griezmann, gati kontrata për lojtarin

Delo.autor

SKANDAL/ Rezultoi pozitiv me doping, futbollisti 22-vjeçar në telashe të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment