Futboll Shqipëri Sport

Refuzoi SUPERSPORTIN/ Gazetari i njohur “dënon” PANUCCIN: Bën si MOURINHO, jam i…

Gazetari dhe komentatori i futbollit Ylli Aga është indinjuar me sjelljen e teknikut të Kombëtares së Shqipërisë Christian Panucci, i cili refuzoi të fliste për mikrofonin e “Supersport” pas barazimit me Jordaninë.

Aga është shprehur se ndihet i zhgënjyer me veprimin e Panuccit

“Trajneri ka minimumin e detyrimit të dalë në këtë ndeshje, qoftë për të dhënë një opinion, për mënyrën se si u paraqit Kombëtarja, më pas mund të refuzojë të përgjigjet pyetjeve, qoftë për qejf mbetje që mund të jenë bërë këtu.

E kam shumë të vështirë të gjej përgjigje, për të gjitha lëvizjet e dyshimta të trajnerit, në raport edhe me atë të jashtëzakonshme në Durrës, ku mendohet se çfarë do të ndodhë, në orar kur luheshin ndeshjet e Superiores, dhe më pas, Panucci shfaqet në stilin Jose Mourinho, ku trajneri bën ironikun, dhe duke ngritur aludime që në fund nuk iu dha përgjigje. Ndjej një zhgënjim të madh, për një person që përfaqëson një kulturë të caktuar, të ketë një braktisje të tillë përgjegjësish”, deklaron gazetari Ylli Aga.

Related posts

GOL I PAZAKONTË NGA ANGLIA/ Shikoni realizimin epik të sulmuesit serb në Championship (VIDEO)

Delo.autor

PAS TRANSFERIMIT/ Ja pesë arsyet pse Barcelona e zgjodhi Murillon…

Isa.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Familja fillon kërkimin PRIVAT për gjetjen e tij (FOTO)

F.autor

Leave a Comment