Futboll

Skënderbeu kërkon ‘qetësinë’ në Vlorë

Skënderbeu po i drejtohej i qetë titullit kampion, një kampionat përrallor ku askush nuk ka guxuar ose nuk ka pasur forcën të guxojë ti ndërpresë marshimin triumfues. Të kuptohemi bardhekuqtë janë sërish në rrugën e duhur për ta mbyllur në krye, mjafton të përmendet se i duhen 5 fitore në 9 sfidat e mbetura për të dërguar në muze një tjetër trofe dhe natyrisht nuk duket një mision i ndërlikuar për një superskuadër që deri më tani ka konkretizuar 18 fitore në këtë kampionat, megjithatë diçka është krisur në aspektin psikologjik.

Menjëherë pas dënimit ekstrem të UEFA-s erdhi një disfatë deri diku e kuptueshme në Shkodër përballë një kundërshtari që me “thikë ndër dhëmbë” po kërkon të mos përfundoj në “gropën e errët” të kategorisë së parë. Pritej një reagim në gjysmë-finalen e Kupës me Flamurtarin, por erdhi një tjetër “knock-out”, një humbje që kompromenton ndjeshëm objektivin numër 2 të sezonit.

Njolla krize edhe pse kriza është një fjalë ende “tabu” për Skënderbeun. Të hënën korçarët do të zbresin në Vlorë, kësaj here për kampionat. Morali nuk është ai i ditëve më të mira, për më shumë që nuk kanë një lider si Orges Shehi, jo thjesht në aspektin teknik por në atë çfarë ai i transmeton ekipit gjatë ndeshjes.

Pas humbjes ndaj Vllaznisë trajneri Daja ishte i qartë, “Nuk duhet të flakim gjithçka të mirë që kemi bërë deri më tani”, një sinjal alarmi me frikën e një përkeqësimi fatal të situatës. Për momentin niveli i shqetësimit nuk është ende maksimal, por një disfatë eventuale përballë Flamurtarit mund ta ndryshonte sezonin përrallor të Skënderbeut në një makth të pabesueshëm.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ 5 mesfushorë dhe 1 qendërmbrojtës, ja objektivat e Juventusit

Delo.autor

Protagonist ndaj Spanjës, ylli portugez drejt Kinës

Sadik.Autor

12 REALIZIME NË 48 NDESHJE/ Bilanci i frikshëm i sulmuesit Solomon, u pagua 11 mijë euro për çdo gol tek Partizani

Delo.autor

Leave a Comment