Futboll La Liga Sport

REALI NË KAOS/ Ylli “tradhton” PEREZIN, i kërkon ndihmë Guardiolas për ta…

Pep Guardiola është shumë i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh në kampionatin spanjoll. Katalanasi kërkon përforcime të reja dhe “Camp Nou” mee “Santiago Bernabeu” janë dy destinacionet më të frekuentuara nga vëzhguesit e Manchester City. Mbi të gjitha “Bernabeu”.

Kjo ndodh sepse situata tek Real Madrid nuk është e qetë. Kriza e Lopeteguit ka prekur disa lojtarë dhe kalimi i Solari-t në drejtim të ekipit ka fundosur disa të tjerë. Argjentinasi ka nxjerrë nga kriza disa lojtarë, si Odriozola ose Lucas, dhe ka futur disa të tjerë, si Isco dhe Asensio.

Rasti i Iscos-s mund të hapë diskutime. Spanjolli ka qenë zëvendësues në të gjitha ndeshjet, nga momenti që Solari ka marrë drejtimin e ekipit. Sipas “Don Balon”, lojtari i ka bërë thirrje Guardiolës, për t’i bërë të ditur se është i gatshëm të largohet nga madrilenët dhe të fillojë një aventurë të re në Premier League. Isco e di së nuk është në planet e Solari-t dhe blerja e një lojtari të madh vetëm do ta komplikonte situatën e tij.

Florentino Perez nuk do ta kundërshtonte largimin e tij nëse do të vinte një ofertë prej 70 milionë eurosh. Një çmim i lartë, të cilin City nuk është i gatshëm ta paguajë, të paktën për momentin. Gjithsesi, Isco bën presion që të largohet dhe “Qytetarët” duket se janë zgjedhja e tij.

 

Related posts

10 grupimet ultras më të rrezikshëm në botën e futbollit

Sadik.Autor

“ËSHTË E PABESUESHME AJO QË KAM PARË”/ Legjenda Keane kritikon ashpër CR7 me shokë pas derbit të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Neymar goditet me shishe nga tifozët e Marseille

Isa.Autor

Leave a Comment