Futboll Shqipëri Sport

ISMAJLI E BËN SEFTE NË SERIE A/ Mbrojtësi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës ndaj Bologna-s (VIDEO)

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka gjetur golin e parë në Serinë A. 24-vjeçari, i cili aktivizohet te Specia, arriti të tundte rrjetën në minutën e 34-t, në sfidën ndaj Bolonjës.

Pas një harkimi nga këndi, shqiptari goditi saktë me këmbë brenda zonës, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Më herët Bolonja kishte shënuar 2 herë me Orsolinin dhe Barrou.

Goli i parë i Ismajlit, erdhi në ndeshjen e 13-të në Serinë A. Shqiptari është shndërruar në një lider te skuadra e tij, e cila është duke luftuar për mbijetesë, ku në 30 ndeshje ka siguruar 32 pikë.

Related posts

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Nantes denoncon Cardiff Cityn në “FIFA”, ja shkaku

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni çfarë humb Mane kundër Bayernit (VIDEO)

Delo.autor

Erika Fernandez, gazetarja seksi që bën tifo për Kolumbinë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment