Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Andi RIBAJ: Tani do të shikoni Flamurtarin e vërtetë. Objektiv kemi Kupat e Europës

Në kampionatin Shqiptar janë luajtur 9 javët e para duke mbyllur kështu edhe fazën e parë të këtij sezoni. Kjo javë u mbyll me kryesfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës e fituar nga vlonjatët me rezultatin minimal 1-0.

Protagonist për të besuarit e trajnerit Ilir Daja u bë sulmuesi brazilian Danilo Alvesh. Për të analizuar më në detaje situatën dhe objektivat e klubit “kuqezi” kemi intervistuar ekskluzivisht për Alpenews.al, sulmuesin Andi Ribaj.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Ribaj, kur të gjithë kujtuan se do të firmosje me Apoloniam, ju befasuat duke nënshkruar me Flamurtarin. Si ndodhi realisht ky transferim?

Mbylla një sezon të suksesshm me Vllazninë në aspektin personal pasi arrita të realizoja disa gola vendimtar edhe pse në fund nuk mjaftuan pasi ekipi për herë të parë në histori ra nga kategoria. Më pas kam patur mardhënie të vazhdueshmë me drejtuesit e Flamurtarit edhe pse në fund në valle u fut Apolonia. Jam i lumtur që bëra këtë zgjidhje pasi ndihem komod.

2-Flamurtari ka zhvilluar një merkato cilësore duke ofruar në skuadër lojatër më cilësi ku spikat, Batha, Torasa, Alvesh, Kotobelli e Alla. A është i drejtë ky klasifikim në raport me shpenzimet tek klubi?

Flamurtari është ndërtuar për të fituar si çka ndodhur në sezonet e fundit. Këtë vit drejtuesit e klubit kanë sjell në skuadër shumë futbollistë me kualitet që realisht bëjnë diferencën në çdo moment. Në këtë fazë të parë ekipit që drejtohet nga Daja i ka munguar konsolidimi pasi ka shumë futbollistë të rinjë. Jam i bindur që me kalimin e kohes do bëhemi një skudër e frikshme për çdo kundërshtarë.

3-Ditën e djeshme arritët një fitore me shumë vlera përballë Tiranës. Cili është realisht objektivi i Flamurtarit këtë sezon?

Të fitosh me Tiranën që realisht është klubi më i madh në shqipëri 3 pikëshi merr vlera tjera. Ishte një ndeshje që duhej fituar për të kthyer optimizmin dhe qetësinë tek grupi i lojtarëve që ndjehen shpesh në presion nga rezultatet jo të duhura. Objektivi i klubit janë kupat e europës.

4-Në repartin e sulmit ka shumë konkurrencë, ju tremb ky fakt për të qenë titullar në skemat e trajnerit Daja?

Për skuadrën është mirë që ka konkurencë pasi i bën mirë vazhdimsisë. Nuk kam frikë nga askën pasi besoj tek aftësitë e mija. Punoj çdo ditë më dëshirën për të dhën maksimumin që të fitoj besimion e trajnerit për të qenë titullar.

5-Kë shikoni si rivalin më të madh sa i takon titullit kampion këtë sezon?

Ekipet më të konsiliduara deri tanë janë Partizani kryesues, Skënderbeu dhe Kukësi. E megjithatë jemi herët për të folur për titull pasi ka edhe shumë ndeshje. Ky është një kampionat i fortë ku diferencën po e bëjnë episodet.

6-Këtë javë keni një përballje të vështirë me Teutën e cila i shkaktoi humbjen e parë Laçit. Çfarë parashikimi keni për këtë 90 minutësh?

Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e ekuilibruar pasi Teuta ka një skudër simpatike. Flamurtari do të mundohet të marri maksimumin pasi luan në “shtëpi”. Por besoj se do të jetë e vështirë në saj të kundërshtariot që është ndërtuar për të bër mirë.

7-Në fund, cili ka qenë futbollisti që e keni patur idhull nga ku jeni inspiruar në futboll?

Pëlqej shumë Mario Mandzukicin. Është një sulmuesi madh me fjalë pak dhe punë shumë. Mundohet të japi maksimuin dhe sakrifikohet shumë për skuadrën.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Ekzekutimi i himnit, veprimi ” i çuditshëm” i futbollistëve korean

Sadik.Autor

DHUNA NË LIVERPOOL-ROMA/ Gjykata e Prestonit jep vendimin për romanistin

Isa.Autor

Dënohet shqiptari i Atleticos, do të mungoj nëntë ndeshje

Sadik.Autor

Leave a Comment